Petkoviq me Zijade: Të gjitha përgjegjësitë tek Prishtina, forcimi i prezencës së Kfor dhe Euleks në veri
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka biseduar me përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm të KB dhe shefen e misionit të UNMIK Karolin Zijade rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe theksoi se është i nevojshëm forcimi i prezencës së efektivëve të Kfor dhe Euleks në veri, ashtu sikurse tërheqja e policisë kosovare.
Siç deklarohet nga Zyra për K&M, Petkoviq kujtoi se Beogradi pambarimisht më shumë se një vit ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se terrori dhe dhuna e përditshme e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ndaj banorëve sërbë në veri të Kosovës, mund të çojë deri në tragjedi me pasoja si ajo që ndodhi natën mes 23 dhe 24 shtatorit.
“Ndonëse Prishtina nuk ndalet në fajësimin e Beogradit për ngjarjet e fundit në Banjskë përmes të dhënave të fabrikuara dhe fushatë gënjeshtrash, Petkoviq kujtoi se Beogradi gjithmonë ka mbrojtur vazhdimisht paqen dhe stabilitetin në krahinë dhe për palën sërbe incidentet nuk kanë qenë të nevojshme, por gjithë përgjegjësia për ngjarjet e fundit ndodhet në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Petkoviq thekson se në veri të Kosovës nevojitet të sigurohet prani më e madhe e pjesëtarëve të KFOR dhe EULEKS, çka do të çonte në siguri më të madhe të popullit sërb.
Gjithashtu ai ka theksuar se është e nevojshme tërheqja e Policisë Kosovare nga veriu i Kosovës.
“Ajo sipas marrëveshjes së Brukselit, nuk ka çfarë kërkon në veri dhe qytetarët e shikojnë ekskluzivisht si forcë okupuese, çka përditë e demonstron dhuna dhe terrori që ata ndërmarrin” ka thënë Petkoviq në bisedë me Zijaden.
Petkoviq theksoi se ngjarjet e fundit pa mëdyshje kanë treguar se sërbët në Kosovë e kanë të nevojshëm formimin urgjentisht të Bashkësisë së Komunave Sërbe, përmes së cilës do të sigurohen të drejtat kolektive dhe individuale të popullit sërb ashtu siç parashikohen nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa autoritetet prishtinase refuzojnë zbatimin e saj prej më shumë se dhjetë vjetësh.
Në fund të bisedës, Petkoviq shprehu pritshmëritë e Beogradit se misioni i drejtuar prej saj, do të marrë qasje të balancuar dhe objektive në vështrimin e ngjarjeve të fundit tragjike dhe prezantimin e tyre në raportin e radhës.
Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të KB dhe shefja e Zyrës së KB në Beograd, Mari Jamashita.
komentet