Petkoviq: Le të mos shqetësohet Kurti për serbët, Beogradi do të vazhdojë ta ruajë paqen
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, "nëse Serbia do të ishte e interesuar për serbët do të votonte për përparimin e Kosovës", ka thënë se Beogradi do të vazhdojë të ruajë paqen dhe do të jetë gjithmonë me popullin e tij në Kosovë.
Petkoviq ka shtuar në platformën “X” se Kurti nuk do të mund ta thyejë kurrë lidhjen e pathyeshme mes Serbisë dhe popullit të saj.
“Vetëm le të mos shqetësohet Kurti për serbët, të cilët i arreston pa prova, i qëllon, i rrah, i keqtrajton, i ndalon votën... Beogradi do të vazhdojë të ruajë paqen dhe do të jetë gjithmonë me popullin e tij në Kosovë. Kurti nuk do të mund ta thyejë kurrë atë lidhje të pathyeshme”, ka bërë të ditur Petkoviq.
0 komentet