Petkoviq: Serbët e mbledhur në Shtërpcë treguan se si ta duash dhe ta mbrosh shtetin e vet, Serbinë
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, tha se serbët e mbledhur sot në Shtërpcë treguan se si ta duash dhe ta mbrosh shtetin e vet, Serbinë.
“Sot në Shtërpcë, në një tubim madhështor dhe paqësor të unitetit dhe harmonisë serbe, serbët treguan se si 7000 zemra rrahin si një për Stefanin dhe Milloshin, për të gjithë të burgosurit tanë të përndjekur dhe të pafajshëm, për shtetin e Serbisë dhe kundër terrorit të Kurtit! Kështu e mbrojnë dhe e duan shtetin e vet, Serbinë”, ka thënë Petkoviq në Facebook.
Nga ana tjetër, ai shtoi se tubim i dytë, i cili u mbajt në Mitrovicën e Veriut, në fakt i ka gëzuar më së shumti mediat shqiptare në Prishtinë.
“Në të njëjtën ditë, në ditën e dytë të Krishtlindjes, Dveri, njerëzit e Jeremiqit dhe patriotë të tjerë të rrejshëm mblodhën 43 përfaqësues të tyre për të shpifur vendin e tyre në këtë ditë të shenjtë, për të sulmuar presidentin Alleksandër Vuçiq, për të sulmuar popullin e tyre, gjë që i ka gëzuar më së shumti mediat e Kurtit në Prishtinë. Po të kujdeseshin fare për Serbinë dhe popullin serb, sot do të ishin në Shtërpcë”, theksoi Petkoviq.
0 komentet