Jevtiq: Jemi mbledhur të shtyrë prej dhimbjes, është koha që bashkësia ndërkombëtare të njohë Kurtin
Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, tha se serbët janë mbledhur sot në protestë, sepse i detytoi dhimbje.
“Stefani dhe Milloshi treguan se janë të guximshëm, sepse nuk e ulën kokën kur u qëlluan. Ky numër i njerëzve tregon unitetin tonë ndaj atyre që donin të na dëbonin. Në vend që të festonim Krishtlindjet tradicionalisht, ne duhej të protestonim kundër të shtënave kundër Stefanit dhe Milloshit. Pse? Sepse ata janë serbë," pyeti Jevtiq.
Jevtiq shtoi se rezultati i politikës në Prishtinë çoi në faktin që individët mendojnë se mund të qëllojnë lirisht fëmijët serbë.
"Kjo është arsyeja pse çdo kokë serbe sot këtu është Stefan dhe Millosh. Dhe pikërisht nga këtu, nga ky vend, ne po dërgojmë një mesazh se nuk do të trembemi nga ata që gjuajnë dhe ata që përpiqen në mënyra të ndryshme të na dëbojnë. Ne po dërgojmë mesazh paqeje, se duam të jemi në tokën tonë. Ky është mesazhi që dërgojmë nga çdo protestë. Paqja si mesazh kryesor, kuptohet kush e dëshiron të kundërtën", tha Jevtiq.
Ai i ka thënë ndërkombëtarëve se është koha për të “sjell në vete” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Prandaj mesazhi për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare është që ta sjellë në vete Albin Kurtin, të ndalojë të sulmojë fëmijët tanë, siç thamë dje, fëmijët nuk do t'i falim. Ne sot nuk po protestojmë vetëm për shkak të pushkatimit në fëmijët, por të themi se do të mbijetojmë pavarësisht nga të gjitha sfidat”, tha Jevtiq.
0 komentet