Petkoviq: Sveçla me konferencë të sajuar dëshiron që të fshehë faktin se skuadrat e tij shtijnë dhe rrahin sërbët e pafajshëm
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq tha se ministri i punëve të brendshme të Kosovës në mandatin teknik Xhelal Sveçla me konferenca të sajuara për mediat, tenton që të fshehë faktin se skuadrat e tij shtijnë ndaj fëmijëve sërbë dhe rrahin sërbë të pafajshëm.
Petkoviq në rrjetin social “X“ reagoi ndaj konferencës së jashtëzakonshme të sotme për mediat që Sveçla mbajti në Zubin potok.
“Të gjitha shfaqjet e Sveçlës dhe konferencat e sajuara për mediat janë kot, me të cilat tenton të fshehë faktin se skuadrat e tij shtijnë ndaj fëmijëve sërbë dhe rrahin e gjakosin e arrestojnë sërbë të pafajshëm! Ndërsa Aleksandar Vuçiq ruan paqen dhe sërbët në K&M, Sveçlja do të mbetet gjithmonë ai që është-zbatues për punë të ndyra dhe maskara i Kurtit që ushqehet me urrejtje ndaj sërbëve” shkruan Petkoviq.
Sveçla sot në konferencë për mediat, paraqiti armë të konfiskuara në Komunën e Zubin Potokut dhe tha se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq “tenton të shtrembërojë pamjen për zhvillimet aktuale në Кosovë“.
0 komentet