Petkoviq: Fushatë gënjeshtrash e orkestruar nga Prishtina-Kurti, Haxhiu dhe Konjufca nuk kanë të drejtë të thonë asgjë

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq tha se sot Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca kanë promovuar fushatë gënjeshtrash të orkestruara dhe gemagogji në tentativë për të sulmuar Beogradin dhe Aleksandar Vuçiq për të përfituar pikë politike. 

Petkoviq në deklaratë vuri re se sot nga Prishtina po vjen "panik i përgjithshëm dhe sulme të sinkronizuara" ndaj presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, në tentativë që me retorikë të tillë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik nga kriza politike e shkaktuar nga Albin Kurti.

"Fushata e gënjeshtrave dhe demogagjike e orkestruar që sot e kanë promovuar Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, nuk është asgjë tjetër veçse tentativa të kota për të fituar pikë të lira politike me sulmet ndaj Beogradit dhe Vuçiqit. Të tre nuk kanë të drejtë të thonë asgjë sepse janë uzurpatorë të funksioneve të së ashtuquajturit pushtet egzekutiv në Prishtinë dhe nuk kanë kurrëfarë legjitimitet, as fjalët dhe as vlerësimet e tyre nuk kanë peshë", tha Petkoviq.

Ky i fundit vuri në dukje se është pikërisht Kurti ai që ndërmerr lëvizje eskaluese në dëm të popullit sërb.

"Kemi dëgjuar narrativat e gënjeshtërta të Prishtinës se Beogradi gjoja po destabilizon situatën në terren, ndërsa faktet thonë se është Kurti dhe shoqëruesit e tij ata që përditë ndërmarrin lëvizje eskaluese në dëm të popullit sërb, duke shembur pronat sërbe pa asnjë vendim gjykate, arrestuar sërbët pa arsye, shkelin të gjitha të drejtat politike e institucionale të popullit tonë, ndaj veprimet e Prishtinës janë dënuar nga mbarë bashkësia ndërkombëtare", shtoi Petkoviq.

Ky i fundit konstatoi se sa herë që i “lëkundet” kolltuku Kurtit, ai "shpik arsye për të sulmuar Beogradin që të rifitojë kapacitetin e vet politik".

"Këtë matricë e kemi parë më herët", konkludoi Petkoviq.

Kryeministri kosovar në mandatin teknik Albin Kurti tha sot se forcimi ushtarak i Sërbisë është i lidhur me qëllimet e saja hegjemoniste, ndërsa ministri i punëve të jashtme në mandat teknik Glauk Konjfuca tha se Sërbia përfaqëson kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se deklarata e presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, paraqet shqetësim serioz për Kosovën dhe rreth saj duhet të bisedohet me partnerët ndërkombëtarë.