Petkoviq për takimin me Pesëshen: Kurrë më parë nuk ka patur bisedë kaq të vështirë, për të gjithë e qartë se Kurti është fajtor

Beograd_240129_Petar Petković 01
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq thotë se pas takimit të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq me ambasadorët e Pesëshes dhe BE, se biseda ishte-kurrë më e vështirë sesa më parë dhe se Vuçiq fuqishëm ka mbrojtur interesat e sërbëve në Kosovë duke theksuar se për të gjithë është e qartë se i vetmi fajtor për situatën aktuale është Albin Kurti.

Tema e bisedës e presidentit të Sërbisë dhe ambasadorëve të vendeve të Pesëshes dhe shefit të Delegacionit të BE në Beograd ka qenë rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës në të cilën pezullohet përdorimi i dinarit në këtë territor.

"Më duket se kurrë nuk kam qenë pjesmarrës në bisedë kaq të vështirë, por presidenti Vuçiq mjaft fuqishëm mbrojti interesat e popullit sërb në K&M mbi të gjitha të drejtën e tyre për egzistencë dhe jetë. Për të gjithë është e qartë se Kurti është fajtori kryesor” ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit ka theksuar se Vuçiq dhe nesër do të ketë bisedime të shumta, telefonata, për të bërë gjithçka që të tillë sjellje të Kurtit dikush duhet t’a ndalë përfundimisht.

"Vendimet do t‘i marrim me durim, mençuri dhe përgjegjësi, duke patur para nesh qëllim afatgjatë”, nënvizoi Petkoviq.

Ky i fundit bëri të ditur se në një ose dy ditët në vijim, presidenti Vuçiq do t'i drejtohet publikut me të gjitha informacionet në lidhje me temën e takimit të mbrëmjes së sotme, por në përgjithësi me gjendjen e popullit sërb në K&M i cili është absolutisht i kërcënuar me vendimin e heqjes së dinarit.

"Sërbët në K&M duhet t‘a dinë dhe e dinë se pas tyre kanë shtetin e Sërbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, sepse kurrë nuk do të tërhiqemi nga populli ynë dhe do të luftojmë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, sepse kanë të drejtë të jetojnë, të mbijetojnë, të kenë të ardhme, për të përdorur transaksionet e pagave dhe që institucionet tona të funksionojnë. Prej kësaj kurrë nuk do të tërhiqemi“ tha Petkoviq.

Nga Presidenca e Sërbisë pas takimit, shkurtimisht është njoftuar se nuk do të ketë njoftim zyrtar, sepse “çdo fjalë formale është e tepërt”.