Petkoviq: Vuçiq në KB tregoi sesi mbrohen interesat e popullit sërb në Kosovë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq para syve të mbarë botës në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB tregoi sesi mbrojti pa kompromis me vërtetësi, parimisht interesat tona dhe i argumentoi për Sërbinë tonë krenare dhe popullit sërb të vuajtur në Kosovë e Metohi, por dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe Kartën e KB, ka theksuar drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.
Ky i fundit theksoi se njëkohësisht presidenti kundërshtoi me mençuri shfaqjen dhe farsën që tentoi të bënte Vjosa Osmani e cila në asnjë fjalë nuk tha për periudhën raportuese duke u përpjekur të shmangej nga tema e terrorit ku ekspozohet në mënyrë konstante populli sërb në Kosovë.
"Sado që para Prishtinës dhe një pjesë e botës perëndimore u përpoqën të kthenin vështrimin nga vuajtjet e popullit sërb në K&M për të fshehur të vërtetën për zullumet Kurtit që krijojnë kushte të padurueshme për mbijetesën dhe egzistencën e popullit sërb në vatrat shekullore me qëllim spastrimin e tyre final etnik, presidenti Vuçiq i mundi me fuqinë e argumenteve dhe u përball me të vërtetën e pamohueshme për vuajtjet e popullit paqësor sërb në zemër të Europës së shekullit të XXI. Hipokrizinë perëndimore dhe politikën e standardeve të dyfishta, garancive false dhe marrëveshjeve të papërmbushura prej dialogut, Vuçiq sot i kundërshtoi me forcën e çeliktë të së vërtetës” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se e vërteta është se sërbët në Kosovë janë viktima të politikës shoviniste të Kurtit dhe e dëshmojmë me persekutimin sistematik të popullit sërb i cili dëshiron të jetë vetvetja.
"Zëri i tyre kumbues sot ishte presidenti Vuçiq, i cili nuk harroi as Sreqko Sofronijeviqin dhe as vëllezërit Stojanoviq, e as korrësit që vuajtën në agoni, as vrasjen e fëmijëve sërbë në Gorazhdevc, as Pogromin, rrënimin e objekteve të shenjta sërbe, djegien e shtëpive...”, theksoi drejtori i Zyrës për K&M.
Veçoi se pak liderë në histori ka patur Sërbia të cilët kanë qenë të gatshëm të viktimizojnë si të ardhmen e tyre, ashtu dhe fatin politik dhe personal për të mbrojtur popullin e vet.
“Aleksandar Vuçiq me fjalimin e sotëm hyri në librin e historisë së liderëve dhe vetëm në kohën para nesh do të dëshmohet fuqia e mesazheve të tij vizionare që prezantoi, të cilat shumë sot nuk i shohin qartë pasi janë të verbuar nga përfaqësimi i Prishtinës” përmbylli Petkoviq.
0 komentet