Vuçiq: BKS as që nuk shihet, sërbët në Kosovë të ekspozuar nga dhuna fizike dhe ligjore

Aleksandar Vucic
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB se sërbët në Kosovë janë të ekspozuar me dhunën fizike dhe ligjore dhe se pushteti në Prishtinë krijon kushte të papranueshme për sërbët dhe joshqiptarët e tjerë.

Ai kujtoi se para tre ditësh më 19 prill u mbushën 11 vite kur në Bruksel u nënshkrua marrëveshja më e rëndësishme mes Beogradit dhe Prishtinës për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ku një prej nënshkruesve ka qenë dhe Bashkimi Europian.

"As pas 11 vitesh ndonëse Sërbia përmbushi të gjitha detyrimet-BKS nuk duket fare. Për të gjithë sërbët në Kosovë e Metohi, këto janë 11 vite të pavërteta, detyrimesh të papërmbushura, papërgjegjshmërish rastësore apo të qëllimshme të BE që të gjërat të lëvizin nga pika e vdekur” ka theksuar Vuçiq.

E gjithë kjo, paralajmëroi ai, rezultoi në dhunë të vazhdueshme ligjore e fizike ndaj sërbëve në Kosovë.

Shtoi se represioni brutal kundër sërbëve dhe joshqiptarëve u forcua pas seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB në shkurt, e cila u mbajt me kërkesë të Sërbisë dhe në të cilën, kujtoi, se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësimin për pozitën e sërbëve, ndërsa theksi u vu në heqjen e transfertave në dinarë.

Vuçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë po krijojnë kushte të padurueshme për jetën e sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë, duke thënë se që nga seanca e fundit e Këshillit të Sigurimit më 8 shkurt, ka vijuar keqtrajtimi ligjor e fizik i popullsisë sërbe në Kosovë.

Tha se raporti i UNMIK nuk tregon seriozitetin e situatës në terren, se vetëm faktikisht dokumenton pothuajse të gjitha ngjarjet e rëndësishme, por pa lidhjen mes këtyre ngjarjeve. “Raporti rreth punës së UNMIK që është sot para nesh, është diçka për të cilën është diskutuar për një muaj e gjysmë që kur ky organ i respektuar mbajti seancë speciale rreth situatës në Kosovë e Metohi më 8 shkurt. Më lejoni t'ju kujtoj se kjo seancë urgjente u mbajt me kërkesë të Sërbisë pasi institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë e Metohi të udhëhequra nga Albin Kurti, çuan deri në kërcënimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, tha Vuçiq.

Theksoi se Sërbia atëherë bashkangjiti spegim të detajuar të procedurave në bazë të të cilave institucionet e përkohshme vazhdojnë të krijojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimishme kushte të padurueshme për jetën e sërbëve dhe joshqiptarëve.

Sërbia, sikurse shtoi, në Këshillin e Sigurimit shfaqi të gjitha hapat me të cilat ato institucione kryen sulme dhe trajtime të mirëplanifikuara, të përhapura dhe sistematikisht ndaj civilëve sërbë përfshirë dhunën e vazhdueshme ligjore, dhunën fizike dhe targetimin selektiv.

Kujtoi se seanca e shkurtit u mbajt falë faktit se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit vlerësuan se argumentet e Sërbisë dhe ankesat e paraqitura, ishin në përputhje me faktet dhe në bazë të kësaj është miratuar kërkesa e Sërbisë.

“Veçanërisht theksoj se shumica që pranoi argumentimin tone, përbëhej nga vende që nuk respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë në mënyrën që kjo ishte parashikuar me dispozitat ligjore që janë të detyrueshme nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit” tha ai.

Vuçiq tha se shumica që pranoi argumentin e Sërbisë, përbëhet nga vendet që nuk respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e saj dhe kujtoi se pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shprehën shqetësim të thellë për situatën e joshqiptarëve dhe apeluan për dialog.

Theksoi dhe se seanca u mbajt dhe për shkak të asaj çka është e pamundur që në Kosovë të bëhen transaksione me dinarë çka sqaroi ai, regjimi në Prishtinë dramatikisht e më shumë u’a vështirësoi jetën e përditshme sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë duke qenë se ata kryesisht të ardhurat i marrin në dinarë.

“Heqja e përdorimit të dinarit paraqet kulmin e fushatës së zgjatur të motivuar etnikisht ndaj sërbëve nga ana e institucioneve prishtinase. Albin Kurti foli para të gjithë jush se sërbëve u dha periudhë tranzitore tre mujore gjatë së cilës asnjë e drejtë e sërbëve nuk do të abuzohet dhe se do të pranonte dinarin. Prej momentit kur përfundoi seanca, askush në Prishtinë dhe as në bashkësinë ndërkombëtare, as nuk e përmendi periudhën tranzitore tre mujore. Dhe të gjitha masat ndaj sërbëve në lidhje me dinarin, nisën të zbatohen menjëherë” theksoi ai.

Sërbët dhe joshqiptarët e tjerë në Kosovë për këtë vijojnë t’u pamundësohet të marrin pensionet e tyre, asistencën sociale, shtesat për fëmijët dhe të gjitha pagesat e tjera, ndaj puna e shkollave, kopshteve, institucioneve mjekësore, sociale dhe të tjera praktikisht është e pamundësuar.

“Të punësuarit në këto institucione të cilët ende vijojnë të punojnë përditë, përballen me frikën e arrestimeve të pabaza të cilat rregjimi i Kurtit masivisht kryen nën akuza false. Kjo situatë në masë më të madhe prek fëmijët në kopshte, pensionistët, nënat e divorcuara dhe të sëmurët rëndë në zonat rurale, por sigurisht dhe gjithë të tjerët”, paralajmëroi ai duke akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për zbatimin e axhendës shoviniste.

Vuçiq theksoi se prej 8 shkurtit janë mbajtur pesë raunde bisedimesh në Bruksel dhe se i vetmi rezultat i prekshëm ishte ekspozimi i motiveve kryesore të Prishtinës.

“Bislimi, partneri i Kurtit në persekutimin e sërbëve, konfirmoi se vendimet njëanshmërisht eskaluese për heqjen e dinarit prekën njerëzit, në dallim nga Kurti i cili para Këshillit të Sigurimit deklaroi se janë false akuzat se masat ndikojnë tek qytetarët. Bislimi theksoi se masa ka për qëllim çrrënjosjen e pranisë sërbe në Kosovë e Metohi. Ai ngeli i përkushtuar ndaj Shqipërisë së Madhe dhe aspiratave hegjemoniste. Drejtimi i tij i dialogut ndërmerret me sabotazh përmes prezencës” ka sqaruar ai.

Vuçiq tha se në vend që të sanksionohet, Prishtina u shpërblye ndërsa represioni brutal ndaj sërbëve vijon edhe më.

Kujtoi se nga seanca e Këshillit të Sigurimit kanë qenë 16 sulme të reja etnikisht të motivuara-sulme të armatosura ndaj sërbëve në Graçanicë, të shtëna dhe frikë të sërbëve në perëndim, ndalime kontinuitive të padrejta, heqja e dhunshme e tabelave me mbishkrime në gjuhën sërbe në fshatrat me shumicë sërbe.

"Sulmet e vazhdueshme janë shtuar nga bastisjet nga forcat paraushtarake në farmaci dhe konfiskimi i sasive të mëdha të pajisjeve mjekësore. Ndërsa raporti i UNMIK është plot me saktësi precize, i mungon lidhja e ngjarjeve. Këto kufizime në raportim janë sipërfaqësore. Detyra ime është që anëtarëve t'u ofrojë njohuri të mëtejshme nga ngjarjet e raportit" tha ai.

Vuçiq tha se në raport, ku është përmendur në pikën 22 seanca urgjente e Këshillit të Sigurimit është paraqitur gabimisht si diskutim rreth pasojave të rregullores për monedhën.

“E gabuar pasi kërkesa e Sërbisë bazohej në ankesën e mbështetur me argumente për rrezikimin e paqes dhe heqjen ilegale të dinarit është vetëm pjesë e ankesës. Sulmet sistematike të përhapura ndaj sërbëve, krijimi i kushteve të papranueshme për sërbët dhe persekutimi i tyre kanë qenë tema kryesore. Në raportin e seancës së KS persekutimi i sërbëve ishte paraqitur vetëm në mënyrë prozaike, përmes fjalëve se Vuçiq dhe Kurti kanë marrë pjesë dhe kanë paraqitur narrativa të kundërta. Spegimi ynë ishte numërim i pastër i fakteve të sulmit të Prishtinës ndaj populsisë sërbe” tha ai.

Vuçiq kujtoi dhe shpronësimin ilegal të gati një milion trojeve sërbe për ndërtimin e bazave ilegale policore në veri të Kosovës.

Vuri në dukje dhe arrestimin arbitrar të dhjetëra sërbëve të njohur me akuza të thurrura, si dhe praninë e vazhdueshme të blindave në zona paqësore, vendosjen e embargos nëntëmujore ndaj mallrave sërbe, por edhe konfiskimin me forcë të pasurisë së KOS me të cilën Prishtina shkeli zonat speciale rreth objekteve fetare dhe shkatërrimin e varrezave sërbe.

Vuçiq nënvizoi se me masat e Prishtinës u pamundësuan pagesën e 60.946 pagave dhe 9.430 bursave, kishte 470 sulme josanksionuese me motive etnike ndaj sërbëve, 75 sulme në objektet fetare, 25 sulme ndaj fëmijëve sërbë mes të cilave dhe tentativa e vrasjes së djaloshit 11vjeçar sërb nga ana e përfaqësuesit të forcave ilegale ushtarake të Kosovës.

Në vend që të sanksionohet regjimi i Kurtit, përsëriti, ai po shpërblehet.

Kritikoi se nuk mundet të numërojë sesa herë është përmendur ngjarja tragjike në Banjskë nëpër media dhe në Këshillin e Sigurimit dhe pothuajse asnjë fjalë të vetme që ushtari i të ashtuquajturës ushtri kosovare duke përdorur pushkën e shërbimit në prag të Krishtlindjes, shtiu ndaj Stefen dhe Millosh Stojanoviq.

"Ndonjëherë pyesim nëse u akuzua për shkelje të paktë për shkak të faktit se viktimat ishin "vetëm" sërbë etnikë" tha ai.

Vuçiq kujtoi se edhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin, Gabriel Eskobar në Prishtinë tha se çështja e dinarit është çështje urgjente humanitare që duhet zgjidhur dhe se është prekur nga fjalët e sërbëve të zakonshëm të prekur nga kjo masë.

Eskobar, sikurse shtoi ai, raportoi se Kurti kishte refuzuar planin e tij për të zgjidhur çështjen.

Vuçiq tha se sërbët janë shënjestër e mirëplanifikuar e Kurtit, sistematikisht të keqtrajtuar me synim persekutimin çka duhej të ishte theksuar në raportin e UNMIK.

"Nuk presim që UNMIK të bëjë raport që i përshtatet të dyja palëve, por gjendjes faktike. Raportimi kredibil nuk përfshin neutralitetin dhe pamëdyshjen e ngjarjeve që kërcënuan direkt sigurinë e popullsisë" shtoi ai.

Vuçiq tha se raporti përbëhet nga ngjarje individuale, por pa kontekstin e persekutimit të civilëve, çka është realiteti në terren.

Theksoi se ngjarjet tragjike në Banjskë nuk ishin shkaku, por pasoja e persekutimit dhe kujtoi se Sërbia i dënoi qartë ato dhe se kjo tragjedi nuk do të përdorej si alibi për persekutimin e sërbëve.

"Për më shumë se një vit nga kjo ngjarje tragjike, Sërbia paralajmëroi se sërbët janë të ekspozuar ndaj sulmeve sistematike. Por askush nuk donte të dëgjonte paralajmërimet tona" shtoi ai.

Theksoi se Prishtina më pas organizoi zgjedhjet në zonat me shumicë sërbe në Kosovë, se në to morën pjesë 0.029% e sërbëve, pas të cilës u pasua me instalimin e autoriteteve ilegale dhe terrorin e tyre brutal ndaj sërbëve.

Vuçiq tha se përkundër thirrjeve deklarative, vijon okupimi në veri.

Deklaroi se pas premtimeve boshe për të tërhequr zyrtarët e zgjedhur ilegalisht, Prishtina kërkoi peticion nga sërbët dhe referendum.

"Që referendumi të ishte i suksesshëm, nevojitej pjesëmarrje me mbi 50%. Ndërsa sërbët për tërheqje mblodhën gjashtë herë më shumë nënshkrime nga sa morën funksionarët shqiptarë. Sesi të ndalnin tërheqjen, Prishtina rriti numrin e votuesve të regjistruar. U shfaq se numri i votuesve ka qenë 46.249, që është 5.1% më shumë se në vitin 2021 pra 2498 zgjedhës më shumë. Numri i votuesve shqiptarë është rritur për 12.4%. Nëse shtojmë fushatën e frikësimit dhe shantazhet e Prishtinës me synim të finalizojë persekutimin e sërbëve nën mbështetjen e organeve ilegale komunale. Vendimi për bojkotin e referendumit ishte e vetmja mundësi pasi sërbët u pamundësohej të arrinin censusin", ka sqaruar ai.

Kur është fjala rreth arrestimeve arbitrare të sërbëve, kujtoi garancitë false të bashkësisë ndërkombëtare, duke kujtuar arrestimet e fundit të Sreqko Sofronijeviqit më 14 prill nën akuzën e shkeljes së rendit kushtetues të Kosovës.

Kujtoi se Sofronijeviq mezi mbijetoi nga plagosja gjatë pjesmarrjes në protestë për të cilën askush nuk është përgjigjur.

Tha se Sërbia mori raporte për abuzimin e tij fizik.

Vuçiq tha se njëkohësisht ministri Liburn Aliu në dhjetor tha se shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm, ndërsa kombi kosovar nuk mund të krijohet dhe pyeti se si u arrestua Sofronijeviq për shkelje të rendit kushtetues, ndërsa Aliu vijon të jetë i lirë dhe gëzon post të lartë.

Sërbia, nënvizoi ai, kërkon lirimin në moment të të gjithë të burgosurve politikë, pasi nuk mund të ketë pajtim derisa të lirohen.

Njëkohësisht kujtoi se Sërbia miratoi disa herë ligjin rreth amnistisë dhe se përmes saj ka liruar terroristë mes tyre dhe Kurtin.

Vlerësoi se Këshilli i Sigurimit është ndër institucionet e rralla në të cilën haptazi mund të diskutohet rreth situatës në Kosovë, pasi përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme me mbështetjen e sponsorëve të tyre, ndërmarrin hapa të vegjël, duke imponuar atë që është e papranueshme, ndërsa KB është instanca dhe fortesa e së drejtës ndërkombëtare që nuk e lejon.

Sërbia, theksoi Vuçiq, kërkon dënim të qartë dhe ndërprerjen e persekutimit.

Tha se Sërbia është e qartë për dialog dhe se marrëveshjet e arritura, do të kontribuojnë në normalizimin dhe se njerëzit mund të jetojnë normalisht.

"Si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, Sërbia ka përmbushur detyrimet e veta më herët. Bën lëshime të dhimbshme në mënyrë që sërbët në Kosovë të mund të jetojnë në paqe dhe respektojnë të drejtat fondamentale. Insistimi i Beogradit për Bashkësinë e Komunave Sërbe është padyshim për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Bëhet fjalë rreth zgjidhjes institucionale që do të kishte pamundësuar persekutimin e sërbëve. Nëse do të ishte krijuar BKS, do të kishin kushte të duhura për dialog historik dhe normalizim të marrëdhënieve. Me orjentimin primitiv të urrejtjes etnike ndaj sërbëve, Kurti shfrytëzon tensionet për spastrimin e tyre. Është kundër BKS duke shpresuar se me heqjen graduale të të drejtave, me jetën e padurueshme, sërbët e tjerë do të braktisin Kosovën. Duket se kjo nuk është e dukshme në raport", konstatoi ai.

Vuçiq tha se ka ardhur koha të kuptohet se popullsia në Kosovë nuk mund të mbështetet tek KB si arbitër dhe dikush që do të ndalë inxhinierinë etnike të Prishtinës.

“Prej muajsh jemi akuzuar në mediat ndërkombëtare se do të nisim agresion sikur kjo të jetë e mundur që të bëhet nga dikush që operon në territorin e vet, kundër Kosovës apo të tjerëve dhe askush nuk ka thënë të na falni për këto gënjeshtra të tmerrshme. Ju siguroj edhe një herë se Sërbia e përkushtuar ndaj paqes së rendit publik ndërkombëtar, rezolutave të KB dhe procesit të dialogut nën kujdesin e BE dhe do të ofrojë gjithçka nga vetja të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon, përherë mund të llogarisni në seriozitetin e Sërbisë”, tha ai.

Vuçiq paralajmëroi se nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës, institucion që ka për qëllim dhe synim promovimin e sundimit të ligjit dhe lirisë, për rregjimin e kryeministrit të institucioneve të përkohshme prishtinase Kurti, ky do të jetë shpërblim për kryerjen e persekutimit ndaj popullit sërb në Kosovë dhe krijimit të sistemit të aparteidit në zemër të Europës.

“Ndonëse seanca e sotme i kushtohet raportit konkret gjashtëmujor rreth punës së UNMIK, më duhet t'ju paralajmëroj jo vetëm për rrezikun që vjen nga revitalizimi i politikës së urrejtjes që ushtron Prishtina, por edhe për rrezikun që është para rendit juridik ndërkombëtar me rekomandimin e të ashtuquajturës Kosovë për anëtarësi në Këshillin e Europës”, ​​theksoi ai.

Kujtoi se deklarata për anëtarësimin e Kosovës në KE të cilën e quajti “tallja finale me të drejtën ndërkombëtare”, është planifikuar për në mes të majit.

“Për këtë mund të gjendemi lehtë në situatë ku regjimi shovinist që ndërmerr persekutim ndaj mbarë popullit, do të shpërblehet për veprimet e tij dhe kjo nga organizata që ka për qëllim të promovojë dhe mbrojë sundimin e ligjit dhe të drejtat e liritë e njeriut. "tha ai.