Policia kosovare mban në Jarinjë autoambulancën me targat KM, e kthen mbrapsht për “skadim të rregjistrimit”

Milan Jovanović, vozač saniteta
Burim: Kosovo Online

Policia kosovare sot në vendkalimin administrativ të Jarinjes, ka ndaluar autoambulancën në të cilën trnsportohej një pacient drejt Qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut me justifikimin se nuk ka të drejtë të kalojë pasi ajo është e targuar dhe regjistruar pas 10 dhjetorit të 2022 me shenjën regjistruese KM e cila sipas Prishtinës rezulton si e parregjistruar.   

Shoferi i autoambulancës nga Mitrovica e Veriut Millan Jovanoviq, ka thënë për Kosovo onlajn se zyrtarët e policisë kosovare në vendkalimin administrativ të Jarinjës, i kanë thënë se sot në orën 10 ka mbërritur një letër ku bën të ditur se të gjitha automjetet e regjistruara pas 10 dhjetorit të vitit të kaluar, rezultojnë si të parregjistruara dhe kjo në bazë të “marrëveshjes së Brukselit”. 

"Në fillim morën dokumentet dhe thanë se automjeti është i parregjistruar dhe se nuk mundet të hynte në Kosovë, ndërsa prej orës 10 të ditës së sotme mbërriti një letër ku asnjë automjet i targuar me KM nuk mundet të zgjasë regjistrimin. Pas kësaj na kanë lënë të lirë por na paralajmëruan se nuk mundemi më të hyjmë apo të dalim në Kosovë", ka thënë Jovanoviq.

Ai ka shtuar se zyrtarët e policisë kosovare pas tij, kanë kthyer mbrapsht të gjitha autoveturat private rregjistrimin e të cilave e kishin të targuar me KM.

Këtë na e ka konfirmuar edhe Sunçica Mashiq nga Prilluzha. Ajo ka bërë të ditur për Kosovo onlajn se zyrtarët e policisë kosovare atë dhe të birin nuk e kanë lejuar të ktheheshin në shtëpi “si pasojë e letrave ngjitëse të vjetra”. 

"Automjetin e kemi regjistruar më 20 dhjetor 2022 me target KM dhe gjithçka ka qenë brenda rregulave, por kjo për ta nuk ka qenë e rëndësishme. Kur kemi kaluar nuk na thanë asgjë dhe tani që po kthehemi nuk na lënë të ikim. Thonë se se janë letra ngjitëse të vjetra çka duhen kthyer” ka thënë Mashiq.