Prelec: Kurti më kujton Tugjmanin, ushtron “spastrim etnik të avashtë”

Marko Prelec
Burim: Kosovo Online

Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave Marko Prelec thotë se kryeministri kosovar Albin Kurti i kujton atij presidentin e ndjerë kroat Franjo Tugjmanin duke bërë të ditur se ajo çka bën paraqet “spastrim etnik të avashtë”.

Prelec për rastin e zhvendosjes së sërbëve prej godinës në Lleshkë, kritikoi politikën e Kurtit, duke e krahasuar me sjelljet e presidentit të ndjerë kroat Franjo Tugjman.

“Kjo nuk do më sjellë miq as në Kroaci e as në Kosovë, por Albin Kurti me të vërtetë më kujton presidentin e ndjerë kroat Tugjman, gjithashtu nacionalistin majtist. Kjo dhunë pothuajse ligjore, paraqet një lloj spastrim etnik 'të avashtë' qëllimi i të cilit nuk është të eleminojë pakicën, por t’a margjinalizojë”, ka shkruar Prelec në rrjetin social “X“.

Publikimi i tij pasoi si reagim në tuiterin e Brauvin Xhons në të cilën vihet në dukje se Qeveria e Kosovës shpërngul njerëz prej apartamenteve që i ka shpallur ilegale nën justifikimin se bujtësit janë refugjatë.

“Qeveria kosovare tani dëbon njerëzit prej shtëpive të tyre me pretendimin se apartamentet janë ilegale. Njerëzit që jetojnë aty janë refugjatë” ka shkruar ajo.