Projektligji në senat: Stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Kosovës dhe SHBA dhe trajnim i FSK

General Ozborn na vežbi KBS-a
Burim: Klan Kosova

Drafti i projektligjit vjetor për mbrojtjen të cilin Senati duhet t’a diskutojë këtë javë, parashikon që edhe Kosova të përfshihet në listën e atyre që kualifikohen për stërvitje ushtarake amerikane dhe trajnime të përbashkëta me SHBA për shkak të tensioneve në Ballkan, shkruan Difens Njuz.

Sipas draft Ligjit Fiskal të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2024, Kosova do të jetë në gjendje të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO. Kjo, tha ai, i mundëson Kosovës që të marrë kompensim për trajnime përmes stërvitjeve ushtarake me anëtarët e NATO dhe Partneritetit për Paqe.

“Komiteti i Senatit për Forcat e Armatosura vlerëson përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për të mbështetur Kosovën ndërsa punon për të zhvilluar dhe përmirësuar forcat e saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizmin, përmirësuar ndërveprueshmërinë dhe për të forcuar aftësinë e Kosovës për t'iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride” thuhet në raportin e komisionit, i cili shoqëron projektligjin.

Sipas Difens Njuz, në raport thuhet gjithashtu se Komiteti “mbështet zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike” me forcat e sigurisë së Kosovës, duke urdhëruar ministrin e mbrojtjes që të informojë Kongresin për përpjekjet për t’a bërë këtë deri në fund të vitit.

Përpjekjet për të thelluar lidhjet ushtarake mes SHBA dhe Kosovës, vijnë pasi administrata e Bajden dhe ligjvënësit amerikanë, kërkojnë të ulin tensionet mes Kosovës dhe Sërbisë.

Në fund të majit, kur shpërthyen tensionet në veri të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përjashtuan Kosovën nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

Në tekstin e Difens Njuz, kujtohet gjithashtu se si anëtare e Partneritetit për Paqe, “Sërbia organizon rregullisht stërvitjet ushtarake ‘Ujku i Platinit’ me SHBA dhe aleatët e saj të NATO.