Gvozdenoviç: Tek Skënderbeu, si tek Zvezda
I vetmi trajner serb në Superligën shqiptare thotë se në Korçë gjithçka është me ngjyrat bardhekuq. “Zvezda mundet të arrijë më shumë këtë vit në Europë. Përfaqësuesja serbe do të kualifikohet në Kampionatin Europian”
Ndoshta nuk është e lehtë ta thuash këtë, por gjithsesi në Shqipëri ndihet si në shtëpi. Flasim për Ivan Gvozdenoviçin, kapitenin e dikurshëm të Crvena Zvezdës, që sot punon si kryetrajner i Skënderbeut të Korçës.
Ish-mbrojtësi, sot 44-vjeçar, erdhi për herë të parë në Shqipëri në 2010, dhe luajti këtu deri në 2015. Veshi fanelën e Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit, e më pas punoi si ndihmëstrajner deri në 2017. Pas një ndërprerjeje 5-vjeçare, u kthye, i emëruar si trajner i Skënderbeut. Arriti sukses në vetëm 6 muaj, duke u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.
Edhe pse i angazhuar në fazën përgatitore për sezonin e ri të Superligës, Ivani nuk e harron Superligën dhe kombëtaren serbre.
“Futbollin serb e ndjek. Natyrisht që unë ndjek edhe Zvezdën. Zvezda hyri në Ligën e Kampionëve, një sukses i madh i njerëzve të klubit, i lojtarëve, i tifozëve. Kanë marrë edhe trajner të shkëlqyer, po ashtu kanë bërë perforceme. Mendoj se do të hyjë e përgatitur për Ligën e Kampionëve, dhe besoj se mund të bëjë diçka më shumë këtë vit në Europë. Mendoj se ne kemi sukses edhe këtu dhe do të kualifikohemi në fazën finale. Ishim në Katar dhe kombëtarja me trajnerin trajner zotin Stojkoviç arriti një sukses të madh, dhe jam i bindur që do ta arrijnë sërish, sepse kemi kombëtare të mirë. i kemi nisur mirë eliminatoret, dhe ndonëse rruga është e gjatë, por mendoj se në këtë grup do t’ia dalim dhe do të shkojmë në Kampionatin Europian”.
Natyrisht që ndjek edhe përfaqësuesen shqiptare, seleksionin e vendit në të cilin ka kaluar shumë vite.
“E ndjek edhe kombëtaren shqiptare dhe i pashë dy ndeshjet e fundit. Mendoj se grupi është i vështirë, me 3 ekipe që do të luftojnë për 3 vende, Çekia, Polonia dhe Shqipëria. Gjithçka është e hapur dhe me trajnerin Silvinjo ka një energji të re pozitive dhe mendoj se gjithçka po shkon mirë. Ndonjëherë bëj shaka edhe me njerëzit, sepse këtu më duket sikur jam trajner i Crvena Zvezdës. Gjithçka këtu është bardhekuq, veshjet janë bardhekuqe, edhe stadiumi është i tillë. Lozha po ashtu. Skënderbeu i ka të gjitha kushtet, që të jetë sërish në nivelin që ka qenë. Ka emër të madh, ka kushte të shkëlqyera pune, ka mbështetjen e presidentit Ardian Takaj, kemi mbështetjen e bashkisë, të tifozëve. Kushtet janë, por për gjithë këtë duhet kohë”, - përfundon trajneri i Skënderbeut.
komentet