Prokuroria e Lartë Publike në Beograd heton arrestimin e Popoviqit, kërkesa i’u dërgua MPB dhe BIA (AIS)
Burim: Kosovo Online
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, i çoi kërkesë zyrtare Drejtorisë së Policisë Kriminale të MPB të Republikës së Sërbisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Informacionit (BIA) me qëllim identifikimin e personit i cili më 18 korrik u prezantua si pjestar i policisë kosovare duke e arrestuar dhe dërguar në Prishtinë Igor Popoviqin, ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovë e Metohi.
Prokuroria e nisi këtë procedurë për të përcaktuar nëse ngjarja e lartpërmendur përmban elemente të veprës penale të rrëmbimit nga neni 134, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.
Popoviq u arrestua të premten në mbrëmje në Bërnjak, pasi më parë i’u drejtua të pranishmëve në takimin përkujtimor të sërbëve nga Rahoveci ku gjatë konfliktit me pjestarët e UÇK humbën jetën.
Ai u dërgua dje në njësinë e paraburgimit në Gjilan.
komentet