Petkoviq: I vetmi që i përket shekullit të kaluar është Kurti i cili tentoi të dëbonte dinarin dhe sërbët nga Kosova

Beograd_240223_Sajam Turizma_Petar Petković
Burim: Kosovo Online

I vetmi që i përket shekullit të kaluar është Albin Kurti i cili në të gjitha mënyrat tenton të dëbojë prej Kosovës jo vetëm dinarin por edhe popullin nga vatrat shekullore, ka thënë drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, duke reaguar ndaj deklaratave të Kurtit se "dinari i përket shekullit të kaluar dhe kohës së Millosheviqit".

Petkoviq ka theksuar se Beogradi prej më shumë se dy muajsh po tenton përmes dialogut dhe kompromisit të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për heqjen e dinarit dhe transfertave të pagesave në Kosovë në të cilën janë goditur 100.000 bashkëkombas, nga kategoria më e prekshme dhe të cënuar social e deri tek mjekët, profesorët, studenatët, si dhe institucionet vitale si spitalet dhe kopshtet, por që Kurti duket se nuk dëshiron as paqe e as zgjidhje, por vetëm konflikte.

Kjo u tregua edhe me deklaratën më të re, shtoi Petkoviq.

"Kurti është ai i cili përditë me politikën e tij të prapambetur, të dhunshme dhe antisërbe, mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor dëshiron t’a kthejë në fuçi baruti, sepse nuk ka politikë tjetër t'u ofrojë përkrahësve të tij, veçse dhunë lakuriqe dhe terror ndaj sërbëve. Politikë e tillë e Prishtinës na kthen me dekada pas dhe në vend që të ndërtojë ura pajtimi, Kurti me aktet e tij të njëanshme krijon sërish krizë dhe tension në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë drejtori i Zyrës për K&M.

Theksoi se nga ana tjetër Beogradi me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq lufton për paqe, prosperitet dhe normalizim të marrëdhënieve përmes rrugës së kompromisit si vlerë në të cilën "çdokush normal duhet të tentojë, por Kurti këtë me siguri nuk e dëshiron".