Qytetarët e Mitrovicës së Veriut: Njoftimi i Prishtinës për ndërtimin e 200 shtëpive në veri është formë e re e presionit ndaj serbëve
Sipas njoftimeve të autoriteteve të Prishtinës në katër komuna në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë më shumë se 95 për qind të popullsisë, plani është që të ndërtohen 200 shtëpi të destinuara për shqiptarët, por edhe boshnjakët dhe turqit, siç bëri të ditur ministri Krasniqi. Nga ana tjetër, qytetarët e Mitrovicës së Veriut theksojnë se kjo në fakt është vetëm një formë tjetër e presionit ndaj serbëve.
Një nga qytetarët e Leposaviqit, të cilin ekipi i Kosovo online e ka takuar në shëtitoren në Mitrovicën e Veriut, thotë se në të kaluarën njerëzit shoqëroheshin me njëri-tjetrin, por sot nuk është kështu.
“Çdo gjë mund të ndodhë. Gjithçka është normale. Unë e njoh këtë qytet për 50 vjet. Ishte bukur të jetosh, njerëzit shoqëroheshin. Megjithatë, ky nuk është më qyteti ynë. Nuk është kështu”, thotë ai.
Edhe pse konkursi dhe kushtet për marrjen e shtëpive të tilla ende nuk janë publike, vetë qeveria ka saktësuar se ndërtimi i shtëpive është i dedikuar për shqiptarë, boshnjakë, rom, ashkali, turq, egjiptianë dhe në atë vendim nuk ka ftesë për serbët.
Një zonjë e moshuar deklaroi se është e njohur me planin e qeverisë në Prishtinë, duke shpjeguar se lagja e saj tashmë është në ndërtim e sipër dhe se frikësohet për sigurinë e saj dhe të fëmijëve të saj.
“Është e vështirë, kushedi si do të dalë. Këtu lart ka shtëpi të vërteta në kodrën Anke Spajiq. Ata qëndrojnë në rrugë, nuk do të largohen prej saj. Çdo gjë do të ndodhë, ne kemi frikë. Nuk duhet t'i lëmë fëmijët të dalin në rrugë”, thotë ajo.
Një tjetër banore tregon se në pleqëri jeton si qiramarrëse, pasi i është prishur shtëpia.
“Nuk më intereson, le të jetë si të dojë. Unë jam 90 vjeç, jetoj privatisht, na kanë prishur banesat, nuk na japin asgjë”, tha ajo me hidhërim.
Zotëria i moshuar ka deklaruar se ky vendim nuk është i mirë për serbët dhe ka theksuar se “çka të ketë ndërmend do të bëjë”.
“Për ne është negative. Ku do të shkojë populli? Nga ku? Ku po shkojmë? A do të funksionojë? Ai do ta bëjë, sepse atë që ka vendosur, do ta bëjë. Është një lloj presioni ndaj serbëve. Po shikoj atë urën poshtë... të shohim çfarë do të ndodhë”, tha ai.
komentet