Radojeviq me delegacionin e OSBE: Respektimi i kompetencave të vetqeverisjes vendore dhe mbrojtjta e të drejtave të të gjithë qytetarëve janë të domosdoshme për stabilitet

radojević oebs
Burim: Opština Severna Mitrovica

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq dhe ndihmëse kryekomunarja Adriana Hoxhiq, u takuan sot me delegacionin e OSBE. Radojeviq i njohu përfaqësuesit e OSBE me presionet institucionale me të cilat përballet Komuna e Mitrovicës së Veriut duke treguar përfshirjen direkte të qeverisë qëndrore në punën e vetqeverisjes vendore dhe kufizimit të kompetencave të tyre.

Sikurse bëhet e ditur nga kabineti i kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut, Radojeviq ka theksuar se veprime të tilla ndikojnë direkt në funksionimin e institucioneve komunale por dhe në jetën e përditshme të qytetarëve interesi dhe të drejtat e të cilëve duhet që të jenë në qendër të punës së të gjitha institucioneve.

Theksoi veçanërisht se pozita e popullit sërb, por dhe i pjestarëve të komuniteteve të tjera, sot është dukshëm më i vështirë se më parë, çka tregon në nevojën për prani të fortë e më të dukshme të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe angazhimin e saj më aktiv me synim kapërcimin e problemeve egzistuese.

Kryekomunari tha se respektimi i kompetencave të vetëqeverisjes vendore, mbrojtja e të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe sigurimi i kushteve për jetë paqësore e dinjitoze të të gjitha komuniteteve, janë të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe ndërtimit të besimit.

"Në takim u theksua gatishmëria e dyanshme për vazhdimin e komunikimit dhe forcimit të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, me qëllim përmirësimin e punës së vetëqeverisjes vendore dhe krijimin e kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut", thuhet në njoftim.

Në delegacionin e OSBE kanë qenë komisioneri i lartë për pakicat kombëtare Kristof Kamp, shefi i sektorit dhe këshilltari i lartë i Komisionerit të Lartë për pakicat kombëtare Çarls Lonsdejl, shefi i Misionit të OSBE në Kosovë Xherard Mekgark dhe drejtori i Qendrës Rajonale në Mitrovicë, Nikolaos Kavalaris Ladis.