Radojkoviq: Nuk është surprizuese që nuk u votua qeveria, zgjedhjet e jashtëzakonshme me shumë gjasa janë zgjidhje
Historiani Stefan Radojkoviq është shprehur se nuk është suprizuese ajo që sot nuk u zgjodh Qeveria e Kosovës propozuar nga Albin Kurti dhe se tashmë duhet të shikohet nëse partia e dytë më e madhe PDK do të ketë shumicën për të formuar qeverinë. Ai beson se as atyre nuk do t’u mungojë mbështetja e Listës Sërbe dhe për këtë arsye me shumë gjasa që në fund të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.
"Kjo situatë nuk është surprizuese. Edhe më herët kam folur se pak gjasa ka që Kurti të arrjë ndonjë marrëveshje duke pasur parasysh se nuk ka mbështetjen e administratës amerikane, që do të thotë se të gjitha partitë opozitare shqiptare bëjnë kordon sanitar mes tyre dhe Vetëvendosjes. Me fjalë të tjera, nuk egzistonte shans që ata të hynin në ndonjë koalicion me Kurtin, veçanërisht jo këto parti të mëdha opozitare shqiptare. Mua më duket sipas këtyre rezultateve paraprake sikurse u votuan, se Vetëvendosja arriti të marrë mbështetjen e përfaqësuesve të disa komuniteteve pakicë", tha Radojkoviq për Kosovo Onlajn.
E konsideron situatën më shumë sesa ironike.
“Nëse do t’i kishte votat e Listës Sërbe, do të kishte mundur të formonte qeveri koalicioni, megjithatë ai përveçse i dogji të gjitha urat mes partisë së tij dhe administratës amerikane, i dogji edhe të gjitha urat mes komunitetit shqiptar e atij sërb. Ajo çka një vend që ishte i rezervuar komunitetit sërb, i shkoi Nenad Rashiqit, nuk mjaftoi për t’i sjellë atij numër të mjaftueshëm votash për të formuar qeveri të re, dhe tani lind pyetja nëse diçka të ngjashme do t’i ndodhë dhe Partisë Demokratike e Kosovës”, tha Radojkoviq.
Kur diskutohen hapat e mëtejshëm dhe zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, Radojkoviq kujton se fillimisht duhet të shikohet nëse partia e dytë më e fortë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës, do të arrijë të formojë qeverinë.
"Me gjasa jo, sepse atyre me gjasa do t'u mungojnë votat e Listës Sërbe që të mund të formojnë shumicën për qeverinë, por sërish dhe kjo shumicë nuk do të ishte 2/3 që të mund të zgjedhë kryetarin e administratës prishtinase vitin e ardhshëm. Vetëm me këtë, kemi edhe dy javë për të parë nëse do të shkohet deri në formimin e qeverisë së re me në krye PDK. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ndoshta diku me gjasa në dhjetor, mund të presim zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare", konkludon Radojkoviq.
Qeveria e Kosovës nuk u zgjodh në seancën e sotme të parlamentit, sepse propozimi i mandatarit për përbërjen e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, nuk mori mbështetjen e shumicës së deputetëve.
0 komentet