Canaj: Zgjedhja e Rashiqit nuk zgjidh krizën institucionale, Qeveria nuk do të formohet
Analisti politik Blerim Canaj theksoi se zgjedhja e sotme e Nenad Rashiqit për nënkryetar të parlamentit nga radhët e komunitetit sërb, nuk zgjidh krizën institucionale në Kosovë, duke përmendur se nuk do të ketë formim të Qeverisë së Kosovës dhe se gjithnjë e më tepër po bëhet e sigurt zgjedhjet e reja parlamentare.
Canaj theksoi se është e njohur që postin e nënkryetarit i përket komunitetit sërb por që çështja është sesi është preçizuar kjo në Kushtetutë sepse Lista Sërbe sërish e ankimoi.
“Për pasojë tani Lista Sërbe e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese dhe që kjo me siguri do të zgjidhet, tani, nëse do t’a mendojmë logjikisht atëherë ata (Lista Sërbe) duhet që të marrin këtë vend sepse morën shumë vota por çështja është që pas Banjskës, kush do të votonte pro Listës Sërbe sepse nuk dihet se çfarë përfaqëson ajo” tha Canaj, duke bërë të ditur se për këtë partitë shqiptare janë të rezervuara ndaj këtij opsioni politik.
Ai nuk beson se do të formohet qeveria e re sepse sikurse theksoi, Vetvendosja nuk ka mbështetje.
“Nuk do të ketë formim të qeverisë sepse LDK ishte e sinqertë, nuk është gati që të hyjë në Qeveri as me Vetvendosjen dhe as me PDK, ata e thanë haptazi se janë të hapur vetëm për zgjedhje”, tha Canaj për Kosovo onlajn.
Ai theksoi se përgjigja e Gjykatës Kushtetuese ndaj ankimimit të Listës Sërbe varet nga pyetjet që do të bëjë partia politike.
"Gjykata Kushtetuese përgjigjet vetëm pyetjes dhe këtu duhet të shikojmë se çfarë lloj pyetjeje do të bëjë Lista Sërbe, që të mund të hamendësojmë se cila do të jetë përgjigjja. Për tani nuk e dimë. Nëse e shikojmë mbarë proçesin, Gjykata e Lartë tha se nuk mund të jenë në parlament njëkohësisht kryeministri apo ministrat, është e mundur që të gjitha votat të jenë jokushtetuese dhe mundet që proçesi mund të nisë nga e para. Çështja është nëse duam këtë apo duam zgjedhje dhe mendoj se të gjithë tani janë pro zgjedhjeve dhe për shkak se në prill do të kemi edhe problemin me zgjedhjen e presidentit", tha Canaj.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ministri për komunitete dhe kthim në mandatin teknik, Nenad Rashiq u zgjodh sot për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb, pasi asnjë nga përfaqësuesit e Listës Sërbe nuk mori numër të mjaftueshëm votash.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe njoftuan ankimimin duke bërë të ditur se u përmbyll edhe një tjetër farsë e seancës së Kuvendit, e cila tregoi se ligji dhe drejtësia nuk egzistojnë.
0 komentet