Rakiq me Zijade: Duhet të formohet BKS dhe të tërhiqet njësia speciale nga veriu
Burim: Fejsbuk/Goran Rakić
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka takuar Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetaren e UNMIK-ut, Karolina Zijade.
Gjatë takimit, Rakiq theksoi se është e nevojshme që sa më shpejt të formohet Bashkësia e Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet stabiliteti dhe mbijetesa.
0 komentet