Rakiq: Kemi marrë një lajm të rëndësishëm, ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq

Goran Rakić
Burim: Kosovo Online

Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq,ka thënë se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohija kanë biseduar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se nga ai dëgjuan lajme për lirimin e serbëve të arrestuar, si dhe mendimin e tij se do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat.

“Pas këtij takimi do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë e Metohi. Kemi marrë lajme të rëndësishme lidhur me lirimin e Pantiqit, Nedelkoviqit dhe të arrestuarve të tjerë. Kemi lexuar garancitë e BE-së dhe SHBA-së se nuk do të ketë arrestime të personave që marrin pjesë në protestat paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit. Ne kemi marrë garanci të reja nga Kfor-i se nuk do të ketë dërgim të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës”, tha ai për TV Pink.

Rakiq tha se presidenti i Serbisë mendon se është mirë që të hiqen barrikadat.

“Ne nuk i besojmë qeverisë së Kurtit. Mund të them se nuk besojmë as në garancitë ndërkombëtare. Ftojmë presidentin Vuçiq të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Do të vijmë tek ai me kërkesa precize. Ne i besojmë vetëm atij”, ka shpjeguar Rakiq.

Ai tha se serbët e dinë se Vuçiq është nën presion të madh, por që ata që direkt marrin pjesë në protestë i kërkojnë garanci, se vetëm atij i besojnë.

“Ne kemi kërkesa që do t'i përcjellim. Presidenti, ne vetëm ju besojmë, na duhen garancitë tuaja”, ka përfunduar Rakiq.