Rakoçeviq dhe Gogiq: Shqiptarët në krye të komunave në veri, do të jenë guaskë pa përmbajtje

Živojin Rakočević i Ognjen Gogić
Burim: Kosovo online/Autonomija.com

Marrja e detyrës së kryekomunarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve pjesmarrja e të cilave ishte diçka më shumë se 3% ku votuan gjithsej 13 sërbë, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn e shikojnë si kulmin e padrejtësisë, absurd politik dhe alogjik, si dhe mesazh i hapur ndaj sërbëve se në Kosovë janë të padëshiruar.  

Bashkëbiseduesit thonë se megjithatë qeveria në veri do të jetë e vogël dhe afatshkurtër, pasi vendimet e tyre sërbët nuk do t’i njohin dhe prej qeverisë në Prishtinë varet nëse do të tentojnë përmes dhunës t’a imponojnë apo jo legjitimitetin.

Kryekomunarët e zgjedhur të Lleposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit janë betuar sot, ndërkohë që javën që shkoi në Mitrovicën e Veriut Erden Atiq mori nën kontroll drejtimin e kësaj komune.

Lokacioni dhe "dekori" i betimit të sotëm të Lulzim Hetemit, Izmir Zeqirit dhe Ilir Pecit, me sa u duk, u përzgjodhën me kujdes me qëllim përcjelljen e një tjetër mesazhi për sërbët e Kosovës, por edhe për Beogradin, thonë bashkëbiseduesit tanë.

Asnjë nga tre kryebashkiakët e rinj në veri, nuk u betua në ndërtesën komunale, por në fshatrat me shumicë shqiptare.

Në vendet ku u kurorëzua betimi i tyre, valëvitej flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës.

Zeqiri u betua në fshatin Çabra afër Zubin Potokut, ndërsa Hetemi në shkollën fillore në Bistricën e Shalës afër Lleposaviqit.

Kryekomunari i ri i Zveçanit Ilir Peci u betua në shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin. Për deklaratat pas inagurimit, u përzgjodh sërish një lokacion i papranueshëm e kështu për mediat, ka folur para varrit të Isa Boletinit të cilin shqiptarët e shohin si figurën qëndrore dhe luftetar në çlirimin nga Perandoria Osmane dhe Mbretëria e Sërbisë dhe ajo e Malit të Zi, ndërsa sërbët e kujtojnë atë për krimet e panumërta që ka shkaktuar dhe dëbimeve të sërbëve që banonin në Kollashinin e Ibrit pas vitit 1901 ku ishte i përfshirë në vrasje, dhunime dhe plaçkitje.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë, shkrimtari dhe gazetari nga Graçanica Zhivojin Rakoçeviq thotë për Kosovo onlajn se “zgjedhjet e fundit vendore në veri të Kosovës e Metohisë, ishin pika perfekte e pamjes së sistemit kosovar dhe paraqitën kulmin e marrëzisë politike“.

“Gjithçka që në këto vite kish dështuar, çdo padrejtësi dhe absurditet, sot shihet në veri të Kosovës. Zgjedhjet nëpër kontejnerë, nën armët tytëgjata, betimi i sotëm, flamujt e Shqipërisë e Kosovës dhe Isa Boletini, dëshmuan fundin e çdo shprese për demokraci. Betimet e kryekomunarëve kurorëzuan ndarjen e përhershme mes sërbëve dhe shqiptarëve” thotë Rakoçeviq.

Ky i fundit shprehet se bashkësia ndërkombëtare pranoi se nacionalizmi dhe etnokratia, triumfuan ndaj të gjitha vlerave perëndimore dhe se ligjet e Kosovës të shkruara në mënyrë perfekte, shërbejnë për të zhdukur ata që janë të kërcënuar me jetë nga politika e sistemi.

"Të gjithë u shprehën të pranohej realiteti, tani kushdo mund të thotë-largohuni sa më tej nga ky realitet sepse sistemi dështoi dhe çdokush duhet të kërkojë mbrojtje në botën e tyre të getos. Në vend që të flasim për mijëra sërbë që kthehen në qytetet e Kosovës e Metohisë, shikojmë kryekomunarë shqiptarë të cilët janë zgjedhur nga dhjetëra zgjedhës për të qeverisur shumicën sërbe dhe vendet sërbe” thekson bashkëbiseduesi ynë.

Rakoçeviq shprehet se kryekomunarët e porsazgjedhur praktikisht nuk mund të bëjnë asgjë.

“As rrugët nuk munden t’i pastrojnë. Simbolet që mbajnë dhe betimi para varrit të Boletinit do të ripërsëriten shumë herë, madje në fillim të vitit pasardhës, në Gjermani e Zvicër. Të gjitha këto marrëzira do të qëndrojnë tek një vizë gjermane dhe sistemi kosovar do të mbetet guaskë e zbrazët pa kuptim e përmbajtje”.

Analisti politik Ognjen Gogiq thotë për Kosovo onlajn se Prishtina dhe Albin Kurti dëshironin të synonin që në fund të formonin qeverinë vendore në veri ndonëse shtrirja e saj në zonat me shumicë sërbe nuk do të jetë e madhe, as teknikisht e as politikisht.

“Fakti që organizuan betimet në fshatrat përreth, është pasqyrë e pafuqishmërisë. Kjo ikonografi me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, është një formë kompensimi për faktin që nuk mundën t’a realizonin në godinat komunale, sepse e gjithë kjo është akoma më poshtëruese për këta kryetarë dhe këshilltarë komunash të cilët vetë i kanë përgatitur” thotë ai.

Gogiq shton se me këtë, natyrisht, kanë dashur t'u dërgojnë mesazh sërbëve se do t’u duhet të pranojnë një realitet të ri që qeveria qëndrore e Prishtinës po e vë edhe në veri.

„Mesazhi është që sërbët ndoshta janë të mirëseardhur, por të pranojnë këtë nën flamurin shqiptar. Madje as kosovar, por shqiptar. Kjo tregon se këto janë disa kushte të reja në të cilat duhet të jetojnë në veri. Për mua ky është veçse bllof i pastër. Ata dëshironin të tregonin se kishin vendosur qeverinë e tyre në këto komuna, por realisht nuk kanë kapacitet për të udhëhequr këto vetqeverisje vendore. Gjithçka është jetëshkurtër, pasi sërbët nuk do t’a pranojnë” thotë Gogiq.

Komuniteti shqiptar dhe ai boshnjak mbështetën planin e Prishtinës që pas zgjedhjeve ilegjitime formimi i qeverisë në katër komunat të bëhej realitet, thekson ai.

“Nuk kanë kapacitet të krijojnë dhe drejtojnë qeveri vendore në veri. Nuk kanë as profile me arsim përkatës. Këtë sërbët e shohin e për këtë arsye, praktikisht e injoruan plotësisht betimin e kryetarëve të rinj. Nëse do të ishte diçka serioze që do t'i shqetësonte sërbët, ata do të organizoheshin dhe do të protestonin kundër këtyre inaugurimeve. Por sërbët nuk e morën aspak seriozisht atë që bërën ata dhe as që kanë dashur t'i japin rëndësi” thotë Gogiq.

Ky i fundit shton se imponimi i qeverisë shqiptare në veri, është kërcënim.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Kryekomunarët e rinj shqiptarë të zgjedhur, nuk kanë as kapacitete por as figura për të formuar ekipe që do të merren me punët vendore. Vendimet që do të ndërmarrin, qofshin të natyrës politike e teknike si taksitë, orari i punës, nuk do të kenë mbështetjen e sërbëve vendas. Këtu shikoj një rrezik potencial dhe nuk do të habitesha nëse në këtë rast Prishtina do të përpiqet t’a imponojë me dhunë, të mbështetet në autoritetet represive, tek policia speciale e kështu të provojë të sigurojë egzekutimin e vendimeve të autoriteteve vendore” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Me rastin e kërkesës së ambasadorit të SHBA në Kosovë Xhefri Hovenier që kryebashkiakët në veri të marin rol teknik dhe jo politik, Gogiq thotë se drejtueit e rinj të Kurtit nëpër komunat e veriut nuk e shikojnë se në cilën mënyrë e ka bërë të ditur diplomati i SHBA.

“Kurti dëshiron që ata të shihen si përfaqësues legjitimë me kapacitet të plotë. Ata me shumë mundësi do të tentojnë në mënyrë të veçantë në Mitrovicën e Veriut dhe Lleposaviq ku Vetvendosja ka kryebashkiakët, se i kanë kushtet të ndërmarrin dhe zbatojnë vendime. Por mendoj se së shpejti do të shihet se nuk do t’u ecë. Çështja e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut do të jetë pika kyçe në të cilën do të shihet se cilat janë synimet e Prishtinës, në cilin drejtim dëshiron t’a “shtyjë” situatën në veri. Vendimi për hapjen e urës dhe përpjekja për t’a zbatuar, do të ishte provokim direkt ‘gisht në sy’ për sërbët në veri, do të ishte hap drejt konfrontimit” thotë Gogiq.

Kjo që në qeveritë vendore në veri erdhën njerëzit që fituan disa qindra vota, Gogiq e shikon si tallje me demokracinë, sistemin politik dhe procedurat.

“Kjo që bëri Kurti është si tip parodi demokracie. Kjo ndoshta nuk është e rastësishme sepse në politikën e Albin Kurtit është që në njëfarë mënyre të anulojë planin e Ahtisarit, i cili u realizua në terren dhe marrëveshjen e Brukselit. Ai dëshiron të minojë të gjithë sistemin qeveritar që egziston në Kosovë. Nëse Kurti do të pyetej, komunat në veri as nuk do të egzistonin në mënyrën sesi egzistojnë sot dhe me këtë, ai dëshiron që në fund t’i bëjë krejtësisht të pakuptimta” përmbyll Gogiq.