Maliqi: Kurti të dëgjojë Hovenjerin që kryebashkiakët në veri të marin rol teknik
Analisti Shkëlzen Maliqi mendon se qeveria në Prishtinë duhet të dëgjojë këshillën e ambasadorit amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier që kryebashiakët e rinj të zgjedhur në veri, të marin një rol veçse teknik dhe jo politik.
Për Kosovo onlajn Maliqi thotë se nuk është i sigurtë nëse kryeministri kosovar Albin Kurti e ka dëgjuar në mënyrën e duhur mesazhin e diplomatit amerikan.
Kur bie fjala për vazhdimin e dialogut mes Sërbisë dhe Kosovës i cili mesa duket ka ngecur, Maliqi shprehet se pas takimit në Ohër kur u dakordësua aneksi i implementimit të marrëveshjes së Brukselit të këtij shkurti, ofensiva diplomatike e ndërmjetësuesve u qetësua paksa.
"Ofensiva diplomatike pas Ohrit u qetësua dhe mesa shikojmë nuk ka sanksione për vonesa në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja. Nëse nuk do të ketë presion, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti do të inkurajohen edhe më shumë për të vazhduar me pengesat. Mendoj se për këtë, ata në mënyrë perfekte plotësojnë njëri-tjetrin" shprehet Maliqi.
Ky i fundit shton se vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre diplomatike e politike, në plan të gjerë, aktualisht është fokusuar në Ukrainë, nëse dhe çfarë lloj përfundimi do të jetë.
“Nga ana tjetër, po rjedh koha e vendosmërisë amerikane për të bërë progres më serioz në normalizimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, sepse së shpejti në SHBA do të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe fokusi do të jetë aty" ka thënë Maliqi.
0 komentet