Rakoçeviq: KOS është fillimi i çdo sistemi në Kosovë
Kisha Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi, është më e vjetër e të gjitha sistemeve dhe është fillimi i çdo sistemi në Kosovë dhe nga përvoja, shumica e vlerave në krahinë bazohen në ekzistencën, kohëzgjatjen, dokumentet dhe vlerat e saj, shprehet drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë dhe kryetari i SHGS (UNS) Zhivojin Rakoçeviq, transmeton Politika.
“KOS është apsolutisht fillimi i Kosovës dhe është e paimagjinueshme pa Kosovën. Pa këtë të fundit nuk mund të rregullosh asgjë në këtë hapësirë sepse ajo është në fillim të Kosovës", ka thënë Rakoçeviq për Tanjug.
Ai shton se pushtetet janë ndërruar ndër histori e vetëm KOS ka qëndruar, kanë ngelur vlerat të cilat ajo i ruan, pronësia dhe gjurma e saj e thellë në civilizim e cila është e pashlyeshme.
“Të gjitha sistemet gjatë qindra viteve të fundit kanë tentuar që KOS ta heqin nga jeta, t’i merrnin vlerën, pronën, për t’a përdorur për ideologjitë apo nacionalizmat por askush nuk i’a doli" ka thënë Rakoçeviq.
Pyetjes nëse janë bindur përfundimisht Bashkimi Evropian dhe SHBA sesa është e kërcënuar trashëgimia kulturore sërbe në Kosovë e Metohi dhe për këtë arsye është e rregulluar në mënyrë specifike në propozimin për një marrëveshje të re, Rakoçeviq përgjigjet se ne në thelb nuk e dimë se çfarë rregullohet me këtë marrëveshje të re.
"Nuk munden për atë që tashmë është ndërtuar, pra e krijuar mbi forcën, padrejtësinë dhe diskriminimin ndaj të tjerëve, nuk mund të diktohet në ligj, në kundërshtim me qindra e qindra vite të një qytetërimi, të një kulture shpirtërore e prone që na takon vetëm neve. Kështu që ju nuk mundeni të përshtatni KPS në një institucion që shfaqet papritur si faktor përçarës dhe të thuash “atë do ta rregullojmë sipas ligjeve të Kosovës apo ligjeve të Sërbisë” ka theksuar Rakoçeviq.
Ky i fundit paralajmëron se shumë e kanë provuar me KOS në ligjet e periudhave të tyre qysh prej perandorisë otomane e asaj austro-hungareze, jugosllave, komuniste, shqiptare, por KOS i mbijetoi të gjithave sepse ajo ushqeu vlera më të rëndësishme, më domethënëse dhe të njohura globalisht se të gjitha sistemet që u përpoqën t’a përshtatnin me veten, t’a përvetësonin ose t’a shuanin.
Ai thotë se statusin e KOS e ka rregulluar koha, vlerat e veta, hapja dhe se gjithçka që është më e rëndësishmja në Kosovë, është përkatësia e saj dhe tani, siç tha ai, vjen ndonjë organizatë e huaj, forcë etnike dhe ushtarake që thotë. "Jo, jo, ju nuk mund të ekzistoni kështu, ju duhet të përshtateni me ne, kështu që ne do të përcaktojmë se cili është statusi juaj dhe si do të duket gjithçka".
“Prandaj, kemi pasur një shembull flagrant të një tentative për konfiskimin ligjor të pronës në Malin e Zi, e cila përfundoi në katastrofë sepse doli si në rastin e Kosovës, se KOS është themeli i jetës organizative, shoqërore, publike dhe kulturore, nuk mund t’a lëvizësh, asgjë nuk mund të bësh e sidomos nuk mund të marrësh asgjë prej saj”, beson Rakoçeviq.
I pyetur se nga vjen e drejta, që dikush që nuk i dënoi ata që rrënuan dhe përdhosën kishat dhe monumentet ortodokse sërbe tani flet për faktin se institucionet e Kosovës janë të afta të mbrojnë vendet e shenjta ortodokse, Rakoçeviq thotë se jetojmë në një periudhë paradoksi pasi ai që i shkatërroi, kërkon t’i mbrojë.
“Kur e pyet përse e shkatërruat, sigurisht që nuk ka asnjë përgjigje, por e di që pas gjithë këtyre përpjekjeve dhe 150 kishave dhe manastireve të rrënuara, të përdhosura, të shkatërruara, më në fund u ndërgjegjësua se nuk mund të shkatërrohet dhe pastaj kaluan në shkatërrim institucional dhe në përvetësime”, thotë Rakoçeviq.
Ky i fundit shton se tashmë po tentohet që institucionet të marrin përsipër gjithçka dhe të realizohet ideja e kohës së komunizmit që kishat dhe manastiret të jenë muze, ku disa kuratorë do të jenë folësit kryesorë në vende pa jetë.
"Kjo nuk mund të ndodhë. Këto janë vende të gjalla ku dhe sot janë vende të krijimit të kulturës dhe shpirtit pasi vlerat europiane krijohen në ato manastire apo rreth tyre si të vetmet vlera europiane të këtyre trojeve. Me kalimin e kohës, ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë se kultura dhe jeta bashkëkohore po ndodhin dhe jeta e në fakt momenti i tanishëm, mbrohet po aq nga UNESCO ashtu sikurse mbrohet e kaluara e atyre objekteve dhe pasurive kulturore” vuri në dukje ai.
Rakoçeviq vëren se tek shqiptarët ka një zhgënjim të tmerrshëm, sepse kur vijnë diplomatë të huaj, shkojnë të shohin Deçanin e Lartësuar, Patriarkanën e Pejës, Virgjëreshën e Ljevishkës.
komentet