Rakoçeviq: Deklarata e Fon Kramon presion për të nisur hetim për gazetarët vrarë e të zhdukur

Živojin Rakoćević
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë Zhivojin Rakoçeviq ka thënë se deklarata e Viola fon Kramonit se "vrasjet dhe zhdukjet e pandëshkuara ndaj gazetarëve shqiptarë e sërbë në Kosovë, duhet të jenë prioritet i qeverisë" është shenjë e rëndësishme dhe presion që këto procese hetimore të çelen, si dhe vrasjet apo zhdukjet e shtatë gazetarëve sërbë, po kaq shqiptarë dhe tre gazetarëve gjermanë

Rakoçeviq për Kosovo onlajn nënvizon se Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë prej më shumë se një dekade ka paralajmëruar faktin se „territori i Кosovës e Metohisë qëndron në majën e territoreve në mbarë botën për nga numri i gazetarëve të vrarë, rrëmbyer apo të humbur“. 

"Dekada hetimesh, takimesh, protestash, kërkesash janë finalizuar me heshtje apo premtime boshe. Kolegia jonë nga SHGS (UNS) Jelena Petkoviq, ka kryer një hulumtim të shkëlqyer për të gjitha rastet dhe me kujdesin më të madh ka zbuluar fatet tragjike të kolegëve tanë",ka thënë Rakoçeviq. 
Ky i fundit ka kujtuar se Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë në vendin ku u rrëmbyen gazetarët e RTV Prishtinës Gjuro Sllavuj e Ranko Pereniq, nëntë herë është ngritur pllaka përkujtimore si paralajmërim se krimi asnjëherë nuk duhet harruar. 

"Prej përfaqësuesve ndërkombëtarë i vetmi ka patur mirëkuptim për këtë process tragjik për të cilin të gjithë dëshirojnë ta harrojnë dhe ku pa zgjidhjen e saj nuk do të ketë pajtim dhe piknisje për ndërtimin e institucioneve demokratike, ka qenë shefi i OSBE Jan Bratu. Deklarata e Viola fon Кramon është sinjal dhe shenjë e rëndësishme, si dhe presion që këto procese të çelen dhe përfundimisht të fillojnë hetimet për këto krime", ka shtuar Rakoçeviq. Ky i fundit ka theksuar se janë vrarë apo zhdukur shtatë gazetarë sërbë, shtatë gazetarë shqiptarë dhe tre gazetarë gjermanë sipas gazetës Shtern. 

"Të gjithë janë vrarë si viktima të pafajshme dhe nuk mundet të harrohen për të ardhmen e ne të gjithëve", ka përfunduar Rakoçeviq.