Rapajiq: Sanksionet e deritashme kundër Kosovës nuk dhanë rezultat
Drejtori i programit të organizatës ACDC nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Rapajiq, thotë për Kosovo online se masat ndëshkuese shtesë ndaj Prishtinës janë diskutuar për një kohë të gjatë, por që, sipas tij, edhe sanksionet ekzistuese - të cilat janë vendosur më shumë se gjysmë vit më parë - nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Rapajiq thekson se masat ndëshkuese ekzistuese janë shumë të buta.
“Ka pasur bisedime se zyrtarët e Kosovës nuk do të lejohen të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara nga BE-ja, se nuk do të ftohen në takime, por me sa shohim, kjo nuk po ndodh. Shpesh në biseda me përfaqësues ndërkombëtarë, ata theksojn se duan të vendosin sanksione, por një mënyrë e cila nuk do t'i dëmtojë qytetarët e Kosovës, por do t'u drejtohet vetëm disa individëve, për fat të keq, mendoj se ky lloj sanksioni nuk mund të japë rezultat, sepse ata individë nga qeveria janë të gatshëm për të duruar çdo sanksion, për të arritur qëllimin e tyre”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
I pyetur se çfarë lloj sanksionesh mund të sjellin efekt, Rapajiq kujton se mbështetja më e madhe për qeverinë e Kosovës vjen nga SHBA.
"Në Kosovë ekziston një i ashtuquajtur Fondi i Mijëvjeçarit, i cili shërben për të mbështetur dhe ndërtuar institucionet, për tranzicionin ekonomik. Ai fond është ende duke funksionuar. Nëse Amerika do të kërcënonte pak se do ta anulonte atë fond, mendoj se do të kishte një efekt shumë të madh në qeverinë në Prishtinë”, thotë Rapajiq.
0 komentet