Rezervat e barnave dhe materialeve sanitare në vendbanimet sërbe po mbarojnë, gjendja alarmante

Dom zdravlja "Gračanica"
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i SHBA në Kosovë Xhefri Hovenier ka thënë dy ditë më parë se ka informacione që barnat në Kosovë po dorrëzohen ashtu sikurse para 14 qershorit kur qeveria kosovare vendosi ndalimin e tyre, megjithatë drejtorët e institucioneve shëndetësore në vendbanimet sërbe këtë e hedhin poshtë.

Qendra shëndetësore „Gjilani“, me seli në Pasjan, sipas fjalëve të drejtorit të kësaj qendre dr Zoran Periq ka rezerva të barnave edhe për 15 ditë dhe gjendja është alarmante. Rezervat e barnave dhe materialeve sanitare siç konfirmoi drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë dr Mirjana Dimitrijeviq, po zhduken dhe në institucionet shëndetësore në vendbanimet sërbe në qendër të Kosovës, sepse nuk kanë mbërritur qysh prej 14 qershorit dhe sipas fjalëve të saja nëse nuk ndryshon disi, do të shkohet drejt mungesës totale.

“Përsa i përket barnave dhe materialeve të konsumit të cilat ne i përdorim për punë, qysh kur institucionet kosovare vendosën ndalimin komplet të mallrave me origjinë sërbe në Kosovë i Metohi, po përballemi me vështirësi në funskionim sepse në dy muajt e fundit nuk kemi patur furnizim me barna, apo me materiale të tjera konsumatore e sanitare nga ana e furnizuesve tanë të cilët rregullisht na furnizojnë“ ka thënë Dimitrijevië për Kosovo onlajn.

Rezervat janë pranë fundit thekson Dimitrijeviq dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, Shtëpia e Shëndetit do të përballet me mungesa.

“Përsa i përket rezervave, momentalisht i kemi, por shumë shpejt po zhduken, pra konsumohen kështu që në një kohë të shkurtër do të përballemi me mungesë si të barnave, ashtu dhe të materialeve sanitare, laboratorike dhe gjithçka të atyre që janë të rëndësishme për funksionim normal të një institucioni shëndetësor" thotë Dimitrijeviq.

Sipas fjalëve të saja kjo patjetër do të ndikojë në kualitetin e mbrojtjes shëndetësore.

“Kështu që përdoruesit tanë, popullsia jonë, do të privohet nga shërbimi shëndetësor cilësor. Nuk do të kemi teste për analiza për të kryer metoda diagnostikuese, nuk do të kemi materiale konsumuese mjekësore, nuk do të kemi barna për t’u dhënë pacientëve tanë, kështu që situata është shumë e pafavorshme” tha ajo.

Dimitrijeviq apeloi tek komuniteti ndërkombëtar që të ndikojë tek qeveria e Kosovës dhe të mundësojë qarkullimin e qetë të mallrave.

"Do t'i bëja thirrje komunitetit ndërkombëtar që të na mundësojë furnizimin me barna dhe materiale konsumuese për institucionet shëndetësore, të bëhet rregullisht, që këtë në ndonjë mënyrë t’a ndajmë disi nga pjesa tjetër dhe të funksionojë sa më shpejt" theksoi Dimitrijeviq.

Rezervat në Anëmoravën e Kosovës janë për rreth 15 ditë

Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Gjilanit me seli në Pasjan, dr. Zoran Periq, tha për Kosova Onlajn se objekti shëndetësor ka rezerva të mbetura nga më parë dhe se nuk e di sesi do të funksionojë kur ato të zhduken.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se nga ana e qeverisë së Kosovës u vendos ndalimi i transportit të barnave, mjeteve mjekësore dhe mallrave nga Sërbia qendrore. Të gjithë furnizuesit tanë, nga furnizuesit e barnave e deri te materialet konsumuese mjekësore dhe çdo gjë që përdoret në qendrën tonë, të gjithë furnizuesit gjenden në Sërbinë qëndrore. Ne varemi, pra  trajtimi i popullsisë sonë varet nga qarkullimi normal i barnave. Kjo prej muajsh nuk është në dispozicion kështu që, sinqerisht, jemi të shqetësuar dhe populli ynë është i shqetësuar sesi do të vazhdojmë” tha Periq.

Ky i fundit thekson se nëse ndalimi vazhdon, do të shkohet deri në bllokim total të sistemit shëndetësor në Kosovë.

“Nuk kemi me çfarë t'i mjekojmë njerëzit. Egziston vullnet i mirë, njerëzit vijnë për ekzaminim, ne mund të ekzaminojmë pacientin, por nuk mund t'i japim asgjë. Nuk mundemi as në situatat më urgjente, kur jeta është e kërcënuar, me sëmundje akute të rënda, infarkt, goditje astmatike, me pacientë kronikë, presion të lartë të gjakut, çfarë t'i japim pacientit, nëse nuk kemi barna. ulje e menjëhershme të presionit, të gjitha këto janë barna ampulash që kalojnë në damarë ku japing efekt të shpejtë me urgjencë. Nëse nuk kemi oksigjen madje ka pasur problem. Këto janë gjëra me rëndësi jetike. Thjesht nuk ka jetë, gjithçka ndalet shëndetësia, pacientët kronikë mbeten pa ilaçe, pa terapinë e nevojshme. Situata është jashtëzakonisht e vështirë, alarmante”, tha Periq.