Euleks: Barnat për Pantiqin i’a dorëzuam komandantit të policisë në Leposaviq

euleks logo
Burim: Wikipedia/ETH-Archiv

Misioni i Euleksit ka njoftuar se ka mundësuar transportimin e barnave për Dejan Pantiqin i arrestuar disa ditë më parë në vendkalimin e Jarinjës.

Për portalin Kosovo Onlajn, misioni ka thënë se i ka dorëzuar barnat komandantit të policisë kosovare në Leposaviq.

Sic bën të ditur Euleks është në kontakt me policinë kosovare, prokurorinë speciale të Kosovës, me departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si dhe me avokatin e zotit Pantiq

"Në bazë të mandatit të vet, EULEKS po ndjek rastin e vlerësimit të kësaj cështjeje nga ana e qeverisë kosovare” thuhët ne deklaratë.

Barnat e Pantiqit, misioni i Euleks i’a dorëzoi kryetarit të përkohshëm të organit komunal të Leposaviqit Zoran Todiq.