Ristanoviq: Restaurimi i shtëpisë së Xhaferr Devës-mesazh për sërbët se nuk janë të mirëseardhur në Kosovë
Me restaurimin e shtëpisë së ish nazistit Xhaferr Deva, shqiptarët i përcjellin mesazh sërbëve se nuk janë të mirëseardhur në Kosovë, thotë për Kosovo onlajn bashkëpunëtori shkencor në Institutin për Kulturë Sërbe në Lleposaviq dr Petar Ristanoviq dhe thotë se kjo lëvizje e Prishtinës është skandaloze pasi është i padiskutueshëm roli i Devës në Luftën e Dytë Botërore dhe pjesmarrjen e tij në Holokaust.
Meqenëse shtëpia u restaurua pavarësisht kundërshtimit të Zyrës së BE në Kosovë, Ristanoviq mendon se këto mesazhe nga Bashkimi Europian, kanë qenë "thjesht formale".
"Ajo histori ka parahistorinë e vet ndonëse shtëpia duhej të restaurohej me atë emër nga fondet që BE ka caktuar për disa projekte në fushën e kulturës. Kur u bë e ditur se për cilën pjesë të këtyre fondeve ishin të destinuara dhe kur njerëzit kryesisht nga komuniteti sërb alarmuan ambasadat perëndimore, mbi të gjitha Ambasadën e Gjermanisë duke qenë se Xhaferr Deva ishte i përfshirë direkt në egzekutimin e sërbëve dhe hebrenjve në hapësirën e Kosovës veçanërisht atë të Mitrovicës, ato fonde u tërhoqën. U përcoll mesazh se kjo nuk duhet bërë, duke qenë se e kaluara naziste e Xhafer Devës është e padiskutueshme”, vlerëson Ristanoviq.
Megjithatë shton ai, meqënëse kundërshtimi erdhi prej komunitetit sërb, kjo për palën shqiptare erdhi si mesazh se ata duhet që tek kjo të këmbëngulin, kështu që vendosën që shtëpinë t’a restauronin me fondet e tyre dhe të ndërtojnë memorialin e Xhaferr Devës.
"Kjo në vetvete është skandaloze, pasi pjesëmarrja e Xhaferr Devës në Holokaust, si dhe në persekutimin e sërbëve, romëve dhe hebrenjve është e padiskutueshme. Ai nuk është figurë historike kontroverse. E kaluara dhe roli i tij në Luftën e Dytë Botërore është plotësisht e sqaruar dhe e qartë”, thekson Ristanoviq.
Pyetjes nëse bëhet fjalë për neglizhencë apo pamundësi e Perëndimit për të ndalur Prishtinën, Ristanoviq thotë se fjala është për mosinteresim.
"Ata përcjellin mesazh që për këtë janë kundër që kjo nuk duhet të bëhet dhe në një farë mënyre lajnë duart nga e gjitha kjo. Kosova është protektorat i Perëndimit askush nuk merret me gjëra të vogla. Ato janë të vogla për dikë nga perëndimi që ka ardhur këtu për të bërë punën e vet në Prishtinë. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme për sërbët. Është e rëndësishme për mbarë klimën që krijohet dhe egziston në Kosovë. Për shqiptarët, Xhafer Deva është hero, e kaluara e tij është e padiskutueshme dhe e pastër. Ata refuzojnë se egziston ndonjë version tjetër i të së vërtetës, çka përcjell mesazh tek komunitetit sërb se thjesht ajo që ka bërë Deva në të kaluarën është e dëshirueshme. Ndërsa Deva punoi në atë që të mos kishte më sërbë në K&M”, ka thënë Ritanoviq.
Ky i fundit shtoi se Xhafer Deva ishte mbështetës dhe njeri që vendosi në jetë formimin e "Shqipërisë së Madhe".
"Ata këtë e thërrasin 'Shqipëria Kombëtare' dhe 'Shqipëria Historike'. Në thelb kjo duhet të përfshijë hapësirën në të cilën jetojnë shqiptarët në përbërjen e së cilës duhet të hyjnë madje dhe pjesë të tashmes së Malit të Zi, Sërbisë-pjesa e Rashkës, si dhe Maqedonia. Xhafer Deva ishte ministër i punëve të brendshme të Shqipërisë së Madhe, pra asaj pjese të Shqipërisë së Madhe që ishte nën patronazhin e Italisë. Deva ka qenë direkt përgjegjës për holokaust, egzekutimin e sërbëve dhe formimin e divizionit të SS Skënderbeu. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht. Megjithatë si pasojë e punës së tij nacionaliste, ai sot perceptohet si hero kombëtar mes shqiptarëve. Janë tërësisht të interesuar për atë pjesën tjetër të biografisë, pjesmarrjen e tij në krime. Insistojnë në atë që ai ishte punëtor kombëtar dhe sot festohet në Kosovë. Emrin e tij e mbajnë shkollat, rrugët dhe tashmë ka dhe memorialin e vet", thotë bashkëbiseduesi.
Ristanoviq konkludon se me restaurimin e shtëpisë së Xhaferr Devës përcillet mesazh tek sërbët e cila është e shpeshtë gjatë muajve dhe viteve të fundit, se nuk janë të mirëseardhur në Kosovë.
0 komentet