Rute: I nevojshëm de-eskalimi mes Sërbisë dhe Kosovës

premijer Holandije Mark Rute
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Holandës Mark Rute ka thënë se është i nevojshëm de-eskalimi i situatës mes Sërbisë dhe Kosovës duke thënë se marrëdhëniet stabile mes tyre kanë domethënie thelbësore për përparim të mëtejshëm në procesin e integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Luksemburgut Ksavie Betel, Rute ka thënë se Luksemburgu dhe Holanda kanë marrë vendime që të punojnë bashkarisht dhe të angazhohen në punë të përbashkëta me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Vendosëm të forcojmë lidhjet tona. Rritja e tensionit mes Sërbisë dhe Kosovës na shqetëson. Shqetësuese është dhuna ndaj civilëve, efektivëve të Kfor, gazetarëve" ka thënë ai.

Rute ka nënvizuar se është e rëndësishme që Sërbia dhe Kosova të ndërmarrin hapa drejt de-eskalimit dhe të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut nën ndërmjetësimin e BE.

"Kjo është me rëndësi thelbësore për të dy vendet e rajonin më gjerë, por edhe për Europën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet stabile mes Sërbisë dhe Kosovës janë të një rëndësie thelbësore për perspektivat e përparimit të mëtejshëm në integrimet evropiane” theksoi kryeministri i Holandës.

Ky i fundit tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen europiane dhe janë të gatshme të punojnë me Sërbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Europian.

BKS është në krye të prioriteteve, do të jetë temë e diskutimit nesër në Prishtinë

Pyetjes nëse janë optimistë se Kosova do të dorrëzohet për të përmbushur detyrimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit, pra të vetmen-Bashkësinë e Komunave Sërbe, Rute u përgjigj se këtë do të mund të thotë vetëm pas takimit të nesërm në Prishtinë, por BKS është "kulmi mes prioriteteve të axhendës".

“Është e qartë se pjesë e të gjitha planeve, nga viti 2013, dhe propozimi franko-gjerman, si dhe Udhërrëfyesi janë de-eskalim, por të gjitha këto plane përfshijnë edhe formimin e BKS. Është e qartë se ky është kulmi mes prioriteteve në axhendë dhe për këtë do të bisedojmë nesër” tha Rute.

Sipas tij, kjo është “pa dyshim pjesë e një pakete më të gjerë propozimesh dhe idesh”.

“Sigurisht do t’a trajtojmë këtë çështje nesër, ashtu si dhe sot sepse besojmë se edhe kjo kërkon punë nga të dy palët. Dhe Ksavier Betel dhe unë tentojmë të jemi sa më neutralë, sepse sapo të fillojmë të flasim-ai është fajtor, nuk i vijmë në ndihmë askujt. Dhe nëse jam optimist, këtë mund t'ua them vetëm nesër, pas takimit. Kjo varet nga kombinimi i bisedimeve sot dhe nesër” tha Rute.

Kryeministri i Luksemburgut Ksavier Betel shtoi se duhen veprime nga të dyja palët.

“Por nuk ka tema tabu. Unë nuk jam këtu për të thënë fjalë të bukura për njërin apo për tjetrin. Na duhet të flasim për faktet. Ne jemi të gatshëm që gjërat t'i çojmë në drejtimin e duhur dhe nuk jemi këtu për të zëvendësuar Borellin dhe Llajçakun, por për të treguar se si miq të Ballkanit, dëshirojmë të dëgjojmë këdo dhe të jemi të dobishëm, nëse egziston dëshirë për këtë dhe nëse mundet të bëhet përparim" tha Betel.

Nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të ndihmuar

Rute i është përgjigjur pyetjes së gazetares nëse është optimist që Sërbia dhe Kosova do të arrijnë të dakordësihen dhe të zgjidhin situatën në Kosovë, ka thënë se e rëndësishme është implementimi i plotë i Udhërrëfyesit dhe shtoi se për këtë do të bisedojë nesër me zyrtarët në Prishtinë.

Ai shtoi se prej shkurtit po ndërmerren bisedime intensive dhe tentativa për të ndihmuar, por u shkua drejt tensioneve të reja.

"U investuan përpjekje për të de-eskaluar dhe është e rëndësishme zbatimi i udhërrëfyesit. Nuk na takon ne të vlerësojmë kush punon më shumë se tjetri, kjo nuk ndihmon, duhet bërë sa më shumë që të jetë e mundur-t'i përmbahemi udhërrëfyesit deri në zbatimin e plotë, të cilin mund t‘a kishim diskutuar sot me Presidentin e Sërbisë. Për ne kjo është e rëndësishme dhe do të vazhdojmë me këto bisedime”, tha Rute.

Ky i fundit shtoi se qëllimi i tyre nuk është të gjykojnë, por të jenë ndihmues, si liderë të vendeve europiane, duke shtuar se kanë biseduar edhe për tema të tjera të rëndësishme.

"E përsëris, zbatimi i plotë i udhërrëfyesit europian do të çojë në de-eskalim më të shpejtë. Kjo është lutja jonë," tha Rute.

Kryeministri i Holandës tha se është e rëndësishme zgjidhja e çështjes së migracionit dhe se Holanda në Sërbi ka partnerë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Rute i‘u referua vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe tha se është thelbësore të ndalet agresioni rus dhe që Europa të luftojë ndaj "ndikimeve të saj negative".

Rute gjithashtu theksoi se Bashkimi Europian është investitori më i madh në Sërbi dhe partneri i saj më i madh tregtar.

Gjithashtu theksoi se vendet e Beneluksit janë ndër pesë investitorët kryesorë në Sërbi.

"Disa misione tregtare holandeze janë në proces të mbërritjes në Sërbi dhe ato dëshirojnë të forcojnë partneritetin. Shpreh bindjen se mund të vazhdojmë të ndërtojmë partneritet me Sërbinë si në nivelin e Bashkimit Europian, ashtu edhe në atë dypalësh" tha Rute teksa falenderoi presidentin Vuçiq për mikpritjen.