Rute: Nato nuk është pjesë e marrëveshjes që është nënshkruar në Tiranë e Beograd

Rute
Burim: Kosovo Online

Sekretari i përgjithshëm i Nato Mark Rute ka thënë se duhet pak vetpërmbajtje nga komentet e çdo ngjarjeje në botë përfshirë dhe ato në Ballkanin Perëndimor por dhe që Aleanca nuk është pjesë e marrëveshjes që është nënshkruar në Tiranë mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës sikurse dhe asaj në Beograd mes Sërbisë dhe Hungarisë.

Rute këtë e tha gjatë fjalimit para gazetarëve në Bruksel para takimit të së nesërm me ministrat e punëve të jashtme të Nato.

“Nato nuk është pjesë e kësaj. Kemi parë mjaft marrëveshje të tilla kohët e fundit dhe tashmë në Tiranë mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Nato nuk është pjesë e kësaj” ka thënë Rute.

Duke folur rreth situatës së sigurisë në Kosovë, Rute vuri në dukje se “duhet të përpiqemi që ajo të ngelet stabile”.

“Përsa i përket çështjes së Banjskës por dhe sulmit ndaj ushtarëve të Kfor, presim që ata që qëndrojnë pas këtyre të përgjigjen. Këtë i’a kam thënë dhe presidentit Vuçiq kur biseduam në telefon si dhe kur u takuam në Bruksel” ka thënë Rute.

Pyetjes sesi e shikon marrëveshjen e Tiranës, Rute bëri të ditur se duhet të përmbahet pak prej komenteve.

"Kemi pesë aleatë në Ballkanin Perëndimor (Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut) dhe bashkëpunojmë me ta shumë ngushtë. Si sekretar i përgjithshëm më duhet të përmbahem pak që të komentoj çdo ngjarje në botë përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor. Përshembull, Holanda dhe Belgjika bashkarisht punojmë për shumë çështje dhe e vërteta është se kjo është tjetër nga ajo çka po më pyesni, por që mendoj se nuk do të duhej të komentoja çdo ngjarje” u përgjigj sekretari i përgjithshëm i Nato-s.

Kur është fjala për vendimin ndaj presidentit të Republikës Sërbe të Bosnjës e Millorad Dodik, Rute tha se ai pret që Millorad Dodiku t’a pranojë këtë vendim.