Vuçiq: Memorandumi mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës shkelje e marrëveshjes për kontrollin e armatimeve të vitit 1996
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se një prej temave e bisedës së tij me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së Nato Mark Rute, ka qenë Memorandumi i bashkëpunimit mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën ushtarake dhe se bashkëbiseduesit i ka vënë në dukje se me këtë shkelet marrëveshja e kontrollit subrajonal të armatimeve të vitit 1996.
“Kemi biseduar për marrëveshjen e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, kjo është tema që nisa. Bëhet fjalë për shkeljen e të ashtuquajturës Marrëveshje e kontrollit subrajonal të armatimeve të vitit 1996. Por që kemi parë sipas reagimeve nga Kroacia dhe pjesëve të tjera të rajonit se për të kjo nuk i intereson shumë” ka thënë Vuçiq.
Është pothuajse i bindur se Nato nuk ka qenë informuar rreth synimit të tre palëve nënshkruese të marrëveshjes, sikurse Aleanca nuk ka qenë e informuar se cilat janë këto marrëveshje që janë shkelur.
“Por që nuk mendoj se si pasojë e kësaj të shqetësohet as Zagrebi, as Prishtina, as Tirana”, ka shtuar Vuçiq.
Ky i fundit u shpreh se i takon Sërbisë t'i tregojë Rutes, mbarë NATO-s dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e asaj që është pranuar, nënshkruar dhe respektuar prej vitit 1996.
"Puna jonë është të kuptojmë realitetin dhe në përputhje me këtë të përgatitemi për të ardhmen. Kuptuam mesazhin politik, ushtarak dhe çdo mesazh tjetër" tha Vuçiq.
Në konstatimin e korrespondentes së Kosovo Onlajn nga Brukseli se ministri kroat Ivan Anushiq tha se “Kroacia mund të nënshkruajë deklarata me kë do” Vuçiq i’u kthye:
"Munden ? Në rregull nëse munden. Por do të ishte mirë që të na thoshin se marrëveshjet nuk vlejnë më, se nuk egziston kontroll subrajonal i armatimeve se kanë hapur garë armatimi”.
Rithekson se kjo është situatë e vështirë për Sërbinë.
“Por e kuptuam mesazhin e tyre dhe do t’a ruajmë vendin tonë dhe do të pengojmë çdo agresor potencial madje dhe kaq i fuqishëm”, shtoi Vuçiq.
Ndërkohë, Marrëveshja subrajonale e kontrollit të armatimit është marrëveshje rreth kufizimit të armatimit nënshkruar më 14 qershor 1996 në Firence dhe në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, mbështetet tek dispozitat e Marrëveshjes rreth Forcave të Armatosura Konvencionale në Europë dhe kufizon numrin e tankeve, mjeteve të blinduara luftarake, artilerisë, avionëve luftarakë, helikopterëve që palët mund të posedojnë.
Ditë e mirë për Sërbinë
Vuçiq tha se me Ruten bisedoi rreth të gjitha temave të rëndësishme-bashkëpunimit bilateral, situatës në Kosovë, raportet e Ushtrisë së Sërbisë dhe Kfor, si dhe rreth situatës në B&H.
“Biseduam rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme me synimin themelor për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal. Kjo për ne është e rëndësisë vendimtare. Bisedimet zgjatën mjaft rreth situatës gjeopolitike dhe për gjithçka. Besoj se ka qenë mjaft e dobishme për Sërbinë dhe shpresoj se nuk ka qenë jo e padobishme dhe për Rutenë. Ka qenë ditë e suksesshme për Sërbinë në Bruksel” ka thënë presidenti Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se ai dhe Rute tentuan të gjenin emërues të përbashkët për çështje të vështira.
“Do të vazhdojmë bisedimet ndërsa puna jonë është angazhimi që të jemi në kontakt të ngushtë, në kontakt të vazhdueshëm përsa i përket ruajtjes së stabilitetit dhe paqes, hapësirë pa konflikte në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e interesit të madh për ne, por edhe për NATO duke pasur parasysh situatën gjeopolitike” konkludoi Vuçiq.
0 komentet