Rute: SHBA e përkushtuar për Kfor dhe Nato, Tramp mund të ketë ndikim pozitiv në rajon
Sekretari i përgjithshëm i Nato Mark Rute ka thënë sot në Prishtinë se SHBA është tërësisht e përkushtuar tek Kfor dhe Nato dhe se presidenti Donald Tramp mund të ketë ndikim pozitiv në rajon.
“SHBA është tërësisht e përkushtuar tek Kfor dhe Nato. E keni parë që presidenti Tramp është i përkushtuar për Nato-n dhe nenin 5. Traktati i Aleancës Veriatlantike. SHBA është e përkushtuar për Kfor dhe potencial i madh egziston tek presidenca e Tramp pasi nisi dialogun e Ukrainës dhe në fakt ka potencial që dhe këtu të lëvizë gjërat tek dialogu. Roli i SHBA në rajon nën Trampin, duhet që të shihet por duke e njohur atë mund të ketë potencial pozitiv” ka thënë Rute.
Për negociatat e paqes për Ukrainën në Riad, sekretari i përgjithshëm i Nato-s ka shprehur optimizëm të përmbajtshëm.
“Jam optimist por që duhet t’a shikojmë. Trampi nisi dialogun kur bëhej fjalë për Ukrainën, nuk dua të parashikoj rezultatin, por jam optimist me karar”.
Pyetjes për anëtarësinë e Kosovës në Nato, Rute kujtoi se katër anëtarë të Aleancës nuk e njohin Kosovën.
“Bashkëpunimi mes Nato dhe Kosovës është i fortë dhe Kfor është këtu, ndihmon në sigurimin e stabilitetit. Dimë që ambicia e Kosovës është që të jetë anëtare e Nato-s, por që ky do të jetë proces i gjatë dhe këtu do të ndihmonim që të punojmë bashkarisht në rajon, përfshirë Sërbinë dhe B&H që me dialogun të pakësojmë tensionet. Kosova nuk është anëtare e Nato-s sot, por egziston bashkëpunim i ngushtë” tha ai.
Rute theksoi e rëndësishme është që palët në rajon të sillen “parashikueshëm”.
“E rëndësishme është që të gjitha palët e përfshira të sillen parashikueshëm. Këtë kërkojmë nga të gjithë politikanët si në Prishtinë si në veri dhe në Sërbi, që të sillemi kështu dhe të bëjmë tifo kur bëjmë diçka, që askush mos të ndihet se kjo nuk ka qenë e informuar më herët. Kjo do të ndihmonte në qetësimin e tensioneve. Në B&H janë të forta si pasojë e procesit gjyqësor ndaj Dodikut, ndërsa kur diskutohen tensionet mes Sërbisë dhe Kosovës, i ftoj që të përmbahen nga aktet e njëanshme. Këtë e kërkoj nga të gjithë në B&H, për këtë kam folur dhe me Vuçiqin i cili do të vijë javën e ardhshme aty në Bruksel”, ka sqaruar Rute.
Nuk është momenti për hapjen e urës në Mitrovicë
Pyetjes së Kosovo onlajn sesi i shikon raportet e komunitetit sërb në Kosovu dhe Kfor-it veçanërisht pas akteve të njëanshme të Prishtinës dhe mbylljes së postës, qendrës për punë sociale....Rute tha se Kfor është këtu për të ruajtur të gjitha komunitetet.
“Kfor nuk merr anësi, përshembull nëse jemi vetëm në anën e sërbëve apo njerëzve të tjerë. Këtu jemi për të kontribuar tek stabiliteti dhe siguria për të gjitha komunitetet” tha Rute, ndërsa kur është fjala për çeljen e urës kryesore të Mitrovicës tha:
“Momentalisht nuk jemi ende në situatën që të shkojmë në fazën tjetër, çeljen e urës, nuk kemi arritur këtu. Kfor është këtu për të siguruar që situata të ngelet stabile”.
Pyetjes së gazetarëve sesi dhe në çfarë kushte FSK mund të shkojë në veri dhe nëse është e mundur të arrihet marrëveshje e re në lidhje me këtë, sekretari i përgjithshëm i Nato ishte i qartë.
“Kur është fjala për FSK, derisa nuk ka marrëveshje e re, respektohet aktualja dhe dhe ajo është e tillë që FSK duhet të ketë leje nga komandanti i KFOR. Kur është fjala për Policinë Kosovare dhe dislokimin e saj në afërsi të vijës kufitare administrative-pritet që të informojnë në kohë për veprime të tilla” tha Rute.
0 komentet