Saviq: Kosova u shpërblye në CEFTA dhe u hoq pjesërisht ndalimi për mallrat serbe
Zoran Saviq nga OJQ Aktiv thotë për Kosovo online se edhe pse Qeveria e Kosovës e hoqi pjesërisht ndalimin e importit të mallrave serbe gati një muaj më parë, mallrat në shitore në veri janë të njëjta si para heqjes së ndalesës. Kosova është shpërblyer sepse tani përfaqëson vetëm veten në CEFTA.
“Është një paradoks që ndodhi. Kosova u shpërblye për një vendim që e mori një vit më parë, i cili është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me CEFTA-n dhe pas një viti e shfuqizoi vetëm pjesërisht. Problem është edhe narrativa që i është servirur me vite. Para së gjithash nga qeveria e Kosovës dhe zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe një fushatë që ka vite që po vazhdon kundër produkteve serbe. Madje në Prishtinë ka pasur protesta, për ti shmangur mallrat serbe, që është gjithashtu në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e CEFTA-s“, thotë Saviq.
Më skandalozja nga të gjitha, siç beson ai, është se vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe është marrë verbalisht dhe se dokumenti për vendosjen e ndalesës dhe heqjen e tij nuk ekziston as sot.
“Mediat raportojnë se autokolona në Merdar është e madhe, se malli ende nuk kalon, sipas dëshmisë së shoferit kamionët presin 4, 5 ditë. Problemi i madh është se vendimi i ndalimit është hequr vetëm për Merdarë. Sa kohë ka kaluar nga ai vendim, dhe ende nuk ka fluks në vendkalimet e tjera, gjoja presin skanerë nga Gjermania dhe Kosova është shpërblyer për përfaqësimin e saj në CEFTA”, përfundon Saviq.
komentet