Zaracin: Do të doja që mallrat nga Sërbia të kalonin shpejt përmes Merdares
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Zaracin ka komentuar rrëmujërat në vendkalimin e Merdares qysh kur u hoq ndalimi për mallrat sërbe, se pamjet nga ky vendkalim janë proplematike dhe se do të donte që kamionët me mallra nga Sërbia të lëviznin më shpejt, shkruan Radio K&M.
Zaracin mes të tjerash ka çmuar përparimin që është vendosur me pranimin nga ana e Sërbisë që Kosova në CEFTA të prezantohet e pavarur dhe jo përmes Unmik sikurse deri më sot dhe vlerësoi pozitivisht heqjen e ndalimit të importit të mallrave me origjinë sërbe drejt Kosovës.
Pyetjes së gazetarit nëse konsideron si përparim kamionët me mallra nga Sërbia qëndrojnë në radhë kilometrike duke pritur disa ditë në hyrje të Kosovës, ndërsa prodhimet ushqimore nga Kosova janë subjekt i kontrolleve disajavore fitosanitare në Sërbi, Zaracin tha se gjithësesi do të donte që kamionët me mallra të lëviznin më shpejt.
"Kontrolli manual i mallrave për arsye sigurie në hyrje të Kosovës nuk është ilegal, gjithashtu nuk është i paligjshëm as kontrolli fitosanitar në Sërbi. Megjithatë pamjet që vijnë nga Merdara janë problematike dhe do të doja që të shikonim që kamionët me mallra të lëviznin më shpejt" u përgjigj ai.
Gjermania sikurse tha, kupton shqetësimin e qeverisë kosovare për siguri, sidomos pas sulmit në Banjskë.
0 komentet