Selimi për raportin e Telegrafit britanik: Kosova më e sigurt se Londra
Burim: N1 Info
Ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës Petrit Selimi ka reguar për materialin e Telegrafit britanik në të cilën bëhet e ditur se Policia Kosovare armatoset si pasojë e rrezikut potencial të sulmit prej Sërbisë ku sikurse pretendon po organizohet në bashkëpunim me Rusinë dhe theksoi se Kosova është më e sigurt se Londra dhe se për çështjen e situatës në terren nevojitet të "mbizotërojë normaliteti".
Selimi në rrjetin social "X" ka thënë se ka qenë e tepruar veshja e gazetares së Telegrafit me jelek antiplumbi dhe veshje kamuflazhi e cila raportonte në vendkalimin mes Sërbisë dhe Kosovës.
"Kosova sigurisht që përbën rrezik për Sërbinë. Por dhe statitikisht në thelb Kosova shikohet më e sigurtë sesa Londra. Pra jelekët antiplumb dhe veshjet e kamuflazhit për gazetarët duken të tepërta. Rebusi i saktë: na nevojiten mediat dhe politikanët perëndimorë t'i kushtojnë vëmendje, por gjithashtu që na nevojitet të mbizotërojë normaliteti“ ka thënë Selimi.
0 komentet