Selimi për vizitën e Fon der Lajen në rajon: Shenjë që BE llogarit Ballkanin, raportet e Sërbisë dhe Kosovës priopritare

Sefer Seljimi
Burim: Kosovo Online

Analisti politik nga Maqedonia e Veriut Sefer Selimi vlerëson për Kosovo onlajn se vizita e presidentes së Komisionit Europian Ursula fon der Lajen në Shkup por edhe vendet e rajonit, përcjell mesazh pozitiv veçanërisht kur është fjala për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian.

"Mendoj se është pak a shumë mesazh pozitiv në lidhje me perspektivën tonë për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian dhe besoj se se tashmë egzistojnë indikacione të qarta se liderët europianë seriozisht e kuptojnë harresën në të cilën kanë mbetur vendet e Ballkanit Perëndimor ku nuk mundet të sigurohet stabiliteti dhe prosperiteti rajonal në kohë të gjatë” ka thënë Selimi për Kosovo.

I pyetur nëse Fon der Lajen vjen në Maqedoninë e Veriut, B&H, Sërbi, Mal të Zi dhe Kosovë me "shkopin apo karotën", Selimi beson se zyrtarët europianë "do të përdorin të gjitha mjetet e tyre".

"Këtë e shikojmë pas angazhimit intensiv të liderëve kryesorë në Unionin Europianë si Shholc, Makron dhe Meloni. Shikojmë se tashmë e kanë mësuar për t’a trajtuar Ballkanin Perëndimor si pjesë të pandashme të Bashkimit Europian. Tashmë rajonit do t'i jepet shans, nëse përmbush detyrat e veta, të integrohet shpejt dhe të ketë perspektivë të qartë se në të ardhmen e afërt, pra deri në vitin 2030, të paktën një pjesë e madhe e Ballkanit Perëndimor do të jetë pjesë institucionale e Bashkimit Europian” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai vlerëson se BE nuk mund të jetë e plotë pa këto vende, të cilat shpeshherë mund të kontribuojnë pozitivisht tek Unioni por, siç thekson ai, mund të shkaktojnë edhe destabilitet dhe të jenë burim i sfidave të sigurisë që janë të panevojshme në këtë kohë.

Duke folur rreth asaj nëse dhe si mund të ndikojë në raportet mes Kosovës dhe Sërbisë, Selimi thotë se kjo çështje mbetet burim i sfidave të sigurisë në rajon.

“Fatkeqsisht, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sërbisë mbeten burim i sfidave të sigurisë jo vetëm mes këtyre dy vendeve, por dinë të përhapen në të gjithë rajonin dhe të krijojnë situata të paparashikueshme që në vend që të çojnë drejt normalizimit dhe vendosjes së marrëdhënieve normale ndërmjet këtyre dy vendeve, dinë t'i prishin marrëdhëniet e vendeve rrotull tyre. Kështu që pas sfidave me të cilat ballafaqohet Bosnjë-Hercegovina, problemi në Kosovë mbetet një nga prioritetet e politikës së Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor. Është në krye të prioriteteve të tyre dhe mendoj se kështu do të mbetet derisa të ketë normalizim të plotë mes këtyre dy vendeve” përmbyll Selimi.