Sellakoviq: Toka sërbe sërish thith gjakun sërb që rrëken i paprovokuar
Sulmi ndaj Millan Jovanoviqit, fëmijëve sërbë, sulme të përditshme ndaj objekteve të shenjta sërbe dhe varrezave, është pamja e vetme dhe e vërtetë politike e qeverisë së Prishtinës, ka vlerësuar sot ministri i punës, punësimit dhe çështjeve sociale të Sërbisë Nikolla Sellakoviq.
“Edhe një herë njësitë terroriste të Albin Kurtit të cilat fshihen pas emrit të njësive speciale të së ashtuquajturës Policisë së Kosovës ROSU, treguan se më e pakta që i intereson Kurtit dhe bashkëmendimtarëve të tij, është paqja dhe siguria e sërbëve në Kosovë e Metohi. E ndërsa Kurti dhe bashkësia ndërkombëtare tundin marrëveshjet dhe flasin për një lloj implementimi marrëveshjeje, toka sërbe sërish po thith gjakun e derdhur të popullit sërb pa kurrëfarrë lloj provokimi“ është shprehur Sellakoviq në një deklaratë për Kosovo onlajn.
Plagosja e Millan Jovanoviqit vetëm dy ditë pas 24 vjetorit të nisjes së betejës së Koshares, nuk është rastësore.
Ashtu sikurse, shton ai, nuk është e rastësishme as lëndimi i fëmijëve sërbë në prag të Krishtlindjes së këtij viti ndërsa po mbanin pemën e Krishltindjes në dorë, ashtu sikurse nuk janë rastësore as sulmet e shumta ndaj popullit sërb, vetëm e vetëm sepse janë sërbë të cilët nuk dëshirojnë të braktisin trojet e tyre shekullore.
“Sulmi ndaj Millan Jovanoviqit, fëmijëve sërbë, sulmet e përditshme ndaj objekteve të shenjta sërbe e varrezave, janë pamja e vetme dhe e qartë e politikës së të ashtuquajturës qeveri e Kosovës. Sa gjak duhet të rjedhë që mbarë bota të kuptojë se kush zotohet për paqe e dialog, e kush për armë e dhunë. Sërbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, kurrë nuk do të tërhiqen për formimin e BKS, gjithmonë zgjidhjen do t’a kërkojmë në tryezë, por kurrë asnjëherë nuk do të shmangemi për mbrojtjen e popullit tonë në K&M“ ka thënë Sellakoviq.
0 komentet