Sërbët e ndaluar-Pantiq me familjen, Trajkoviq pa mjekim, për Axhiqin kërkohet zgjatje e paraburgimit
Një prej kërkesave kryesore të sërbëve ku kanë protestuar në 20 ditët e fundit nëpër barrikada në veri të Kosovës, ka qenë edhe lirimi i ish policëve të arrestuar Dejan Pantiq dhe Sllagjan Trajkoviq dhe civilit Miljan Axhiq. Pantiq tashmë ndodhet pranë familjes në arrest shtëpie deri më 9 janar, Trajkoviq është i ndaluar në Podujevë i privuar nga ndihma mjekësore, ndërsa për Axhiq prokuroria kërkoi zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj, transmeton RTS.
Bashkëshortja e Dejan Pantiqit i cili akuzohet për krime lufte, thotë se është e gëzuar që familja festoi bashkarisht festat e fundvitit. Thekson se bashkëshorti i saj i cili ndodhet në arrest shtëpie, është i sëmurë kardiak dhe nuk ndihet mirë.
"Momentalisht psikologjikisht nuk është mirë. Është i ngarkuar me frikë, jo i mirëshëndetshëm dhe e gjitha kjo, ka ardhur prej periudhës së paraburgimit që përjetoi në Jarinjë në atë të ashtuquajtur vend të vuajtjes së paraburgimit çka e ka prekur jashtë mase", ka thënë Suzana Pantiq.
Avokati i Dejan Pantiqit pret që prokuroria të kërkojë zgjatjen e vuajtjes së paraburgimit shtëpiak edhe pas 9 janarit.
"Ai është tërësisht i sigurtë se nuk është fajtor, madje është paksa i ngarkuar sepse dënimi që parashikohet për këtë vepër penale është shumë i rëndë, por qëndron besimplotë, ndërkohë unë i kam të gjitha arsyet të besoj se ai nuk është fajtor dhe se prokuroria nuk do t’ia arrijë të provojë akuzat që ka ngarkuar ndaj tij", ka theksuar Ljubomir Pantoviq.
Ish efektivi i policisë kosovare Sllagjan Trajkoviq është arrestuar më 16 dhjetor i cili gjithashtu akuzohet për krime lufte.
Në policinë integrale kam punuar qysh prej vitit 2013. Familja mund ta vizitojë dy herë në muaj dhe thonë sesi diabetik që është, nuk i është ofruar mjekim i nevojshëm në burgun e Podujevës.
"Të mërkurën do të shkoj tek ai, do t’i them të mbahet dhe të ruhet, kemi besim tek ai, e dimë se është i pafajshëm, faji ynë është sepse jemi sërb, kjo është" ka theksuar Suzana Trajkoviq, bashkëshortja e Sllagjan Trajkoviqit.
Avokati i Trajkoviqit, Dejan Vasiq thotë se në paraburgimin e Podujevës, nuk i lejohen barnat e prodhuara në Sërbi.
"Në këtë qendër paraburgimi në Podujevu, nuk lejohet marrja e barnave të cilat kanë shenjat identifikuese të tatimeve sërbe sepse këto barna në Kosovë nuk egzistojnë por ndërkohë që është problem adekuat mjekimi që duhet të marrë përmes tyre. Ka disa të ndaluar dhe të dënuar aty të cilët ndeshen me problemin e sigurimit të barnave", ka thënë Vasiq.
Të dy policët u arrestuan fill pasi braktisën shërbimin në Policinë e Kosovës.
"Falë shtetit, falë këtij populli të veriut i cili përgjatë gjithë kohës ka qenë me ne, falë Zyrës për Kosovë e Metohi, presidentit Vuçiq, ne jemi mjaft të lehtësuar që po kalojmë këtë situatë duke mos qenë të vetëm", ka theksuar Suzana Pantiq.
I arrestuari i tretë është Miljan Axhiq i akuzuar për sum ndaj personave zyrtarë në protestat e sërbëve. Sipas avokatit të tij, prokuroria ka kërkuar zgjatjen e paraburgimit edhe me dy muaj të tjerë.
komentet