Trajkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit deri në një muaj
Burim: Reporteri
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-policin Sllagjan Trajkoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, raporton Novosti.
Trajkoviqi është arrestuar pasditen e së enjtes në pjesën jugore të Mitrovicës kur kishte shkuar për të blerë ilaçe.
Arrestimin e tij e mori vesh gruaja e tij vetëm pak orë më vonë kur shkoi në stacion për të parë se çfarë kishte ndodhur me të.
Trajkoviqi së bashku me kolegët e tjerë serbë së fundmi u largua nga Policia e Kosovës.
komentet