Millenkoviq: Rilyerja e muraleve qasje arrogance e Prishtinës, thellon edhe më mosbesimin e sërbëve tek institucionet
Marko Millenkoviq nga organizata joqeveritare "Nisma e Re Shoqërore" nga Mitrovica e Veriut i ka thënë Kosovo Onlajn se rilyerja e muraleve kushtuar të rinjve që vdiqën para kohe në Lleposaviq dhe Soçanicë, preku thellë komunitetin vendor dhe se përfaqëson akt që dëmton më tej besimin e komunitetit sërb tek institucionet.
"Në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës në Lleposaviq, janë lyer muralet që janë aty si kujtesë për të rinjtë që humbën jetën. Ato murale u krijuan me iniciativën e miqve dhe familjeve të tyre në shenjë kujtimi. Di dhe se për të njëjtin problem në Soçanicë, dhe diku ky mesazh nuk ishte i këndshëm për popullsinë vendase, popullsinë sërbe në Lleposaviq", tha Millenkoviq.
Ai thekson se beson që ky akt nuk erdhi nga popullsia vendase, por nga niveli qëndror prej Prishtinës.
"Jam i sigurt se i tillë akt nuk u bë nga ana e njerëzve vendas në Lleposaviq, por ndoshta ka ardhur nga niveli qëndror. Thjesht nuk mund t’a imagjinoj që është ndryshe. Mendoj se Vetëvendosja po bën atë që bëri në muajt e mëparshëm dhe se veriun e Kosovës e përdor si platformë për të angazhuar elektoratin e vet dhe se në mungesë të disa aktiviteteve të veta, veriun e përdor për platformë për veprime konstante të orjentuara enkas për ndonjë luftë ndaj ndikimit sërb të këtushëm apo diçka e ngjashme dhe si rezultat kemi presion gjithnjë e në rritje tek popullsia vendase", vlerëson Millenkoviq.
Ai kujton mesazhin e institucioneve kosovare të cilat pretenduan se kishin hequr mbishkrimet që shkaktonin urrejtje, por theksonin se nuk pati selektime.
"Edhe dje patëm fjalim nga institucionet kosovare ku thanë se po hiqen mbishkrime që janë provokative, që shkaktojnë mospërmbajtje dhe urrejtje. Mund të ketë pasur mbishkrime të tilla, megjithatë nuk ka pasur selektime. Mbishkrimet që përmenda më parë, shprehin opinionin e komunitetit, por në përgjithësi dhe frikën që ka komuniteti sërb, ka dhe situata që po krijohet këtu në veri, në Lleposaviq, është tamam shembulli i empatisë dhe mirëkuptimit, i përshkrimit shoqëror të bashkësisë brenda komunitetit sërb. Në këtë frymë, nuk do të thoja se veprimi u krye sikurse ishte paralajmëruar", thekson Millenkoviq.
Sikurse shton, këtu bëhet fjalë për qasje arrogante.
"Pra, nuk kishte selektime, por që bëhet fjalë për një qasje arrogante që nuk u mor në konsideratë opinioni i komunitetit, por në përgjithësi dhe frika që ka komuniteti sërb. Situata dhe atmosfera që është krijuar këtu në veri gjatë viteve të fundit, është gjithnjë e më e pafavorshme për komunitetin sërb, por mendoj se institucionet kosovare momentalisht nuk janë të shqetësuara për këtë", tha ai.
Në fund, Millenkoviq konkludon se lëvizje të tilla vetëm sa e thellojnë më tej mosbesimin.
"Në përgjithësi, po përcillet mesazh që në fakt është i keq për komunitetin. Ka të bëjë me mosbesimin, keqkuptimin dhe një përjashtim të përgjithshëm nga e gjithë jeta politike e institucionale përsa i përket komunitetit sërb në veri", tha Millenkoviq për Kosovo onlajn.
0 komentet