Shajn: Bashkësia ndërkombëtare u përpoq të zvoglonte ngjarjet në Kumanovë
Korrespondenti i Politikës nga Shkupi, Zheljko Shajn, theksoi dallimin mes ngjarjeve në Banjskë të 24 shtatorit dhe në Kumanovë të vitit 2015, duke thënë se në atë kohë ngjarja në Kumanovë ishte karakterizuar nga bashkësia ndërkombëtare si fenomen i izoluar, edhe pse një grup i personave të armatosur me uniforma të UÇK-së kaluan në territorin e huaj dhe siç thotë ai, konflikti në Banjskë karakterizohet si akt terrorist edhe pse nënkupton luftë për lirinë e njerëzve që e bënë atë në territorin e tyre.
Shajn për Kosovo online kujton ngjarjet në rrafshin ndërkombëtar në vitin 2015 dhe thotë se më pas u formua procesi i Berlinit, i cili u pezullua në të njëjtën kohë, si dhe se Jean-Claude Juncker bëhet president i Këshillit Evropian dhe vihet linja në mënyrë që nuk mund të zgjerohet BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Brenda Maqedonisë po ndodhëshin tensione të ndryshme në skenën politike, një pjesë e opozitës po tenton të rrëzojë pushtetin në atë kohë dhe këtë ndoshta dikush e ka shfrytëzuar për të ngritur tensione në Ballkan dhe për të vënë në dukje se Ballkani Perëndimor realisht nuk e meritojnë të jenë të pranishëm në BE për arsye sigurie”, thotë Shajn.
Ai thekson se procesi i Berlinit u pasua nga marrëveshja e Minskut që duhej të zbatohej, e cila nuk u bë dhe që siç mësoi më vonë nga Hollande dhe Merkel, ishte bërë për të përgatitur Ukrainën për luftë.
Shajn thekson se SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja pas incidentit në Kumanovë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se sulmi është një fenomen i izoluar dhe se shpresojnë se nuk do të ndikojë në ngjarjet shoqrore brenda Maqedonisë.
Në anën tjetër, në Kosovë kemi pretendime se është sulm terrorist, thotë Shajn dhe tregon se këtë po e bëjnë të ditur të njëjtat shtete dhe organizata.
Siç thotë ai, duhet të kuptojmë se këto janë shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe që qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë qëndrime të ndryshme vetëm për çështjen e Kosovës, por kanë pasur edhe kur është fjala për bombardimet e RF të Jugosllavisë nga NATO-ja, si dhe Gjermania, e cila nuk kishte të drejtë ta bënte këtë sipas kushtetutës së saj, dhe nga ana tjetër, nuk kishte situatë ku paqja në botë të kërcënohej, siç e kërkon Karta e OKB-së.
“Atë kohë nuk ishte as njëra e as tjetra dhe nuk kishte sulm ndaj ndonjë vendi të NATO-s që ata të mund të ndërhynin. Në fakt, ajo që ndodhi ishte se Walker dha informacione të gabuara se në Kosovë është bërë gjenocid dhe SHBA organizoi bombardimin me informacione të gabuara, siç ndodhi tani kur intervistuan Vuçiqin dhe kur thuhej se ushtria serbe po zgjerohej përgjatë vijës administrative, por në fakt ishte e kundërta. Ai informacion i gabuar u largua dhe filloi sulmi ndaj Serbisë sigurisht me mjete politike. Kur ta shohim atë ndryshim, nga ato rezultate politike do të shohim se është vendosur ndryshe", shtoi ai.
Siç thekson ai, “nga njëra anë është një fenomen i izoluar në Maqedoni, dhe nga ana tjetër janë terroristë, edhe pse janë njerëz që mbrojtën lirinë e tyre, të cilët nuk kanë ardhur nga territori i huaj, por kanë qenë në shtëpitë e tyre, kurse në Kumanovë kemi një ushtri njerëzish që janë trajnuar, kanë veshur uniformat e UÇK-së dhe kanë pushtuar territorin e një shteti tjetër”.
“Në fund, udhëheqja e atëhershme e Kosovës i shpërbleu familjet e të gjithë pjesëmarrësve në sulmin në Kumanovë me nga dyqind e disa mijëra euro dhe në takimin e caktuar nga presidenti i Maqedonisë, atëherë Ivanov, ku u diskutua për sigurinë, u shfaqën të gjithë, përfshirë edhe opozitën, në krye me Zoran Zaev, por askush nuk doli para dy partive më të mëdha shqiptare që ishin në pushtet në atë moment”, thekson ai.
Shajn thekson se bashkësia ndërkombëtare u përpoq që në një farë mënyre t'i moderon ngjarjet në Kumanovë.
“Nuk kemi pasur asgjë më të rëndësishme, sidomos pasi është ndalur procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe këtu mund të reflektohet situata më e madhe politike, në fund kemi një situatë tjetër – atë nga Procesi i Berlinit, në vitin 2019 do të shfaqet Ballkani i Hapur, vlera më e madhe e të cilit është ruajtja e paqes në Ballkan. Në momentin që procesi i Berlinit u përfshi sërish, ne kemi një situatë të tensionuar në Kosovë dhe një konflikt të armatosur, sikur Perëndimi është duke u përpjekur për të shkaktuar pak trazira në këtë zonë sepse ata kanë nevojë për disa gjëra të tjera”, thotë ai.
Ai shton se askush në Maqedoninë e Veriut nuk ka heshtur për ngjarjet në Banjskë, aq më tepër që e dinë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni në dy raste.
Siç kujton ai, në vitin 2001, kur u arrit një marrëveshje në Ohër ku shqiptarët erdhën në pushtet pas konfliktit të armatosur, ishte një situatë ku ushtria që luftonte për fitimin e të drejtave të shqiptarëve u bë parti zyrtare - BDI-ja e sotme, dhe të gjithë erdhën në pushtet.
Në anën tjetër, siç shton ai, kemi një situatë në Kosovë ku UÇK-ja nga ilegale ka kaluar në një formacion legal dhe sot janë policia në Kosovë.
“Ne kemi një sistem ku organizatat ilegale bëhen legale, krijohen parti, hyjnë në pushtet dhe nga ana tjetër në një përbërje të zgjeruar kthehen ose në polici ose në ushtri. Fatmirësisht tani për tani nuk kemi ushtri në Kosovë dhe duhet të kemi kujdes se si do të vazhdojë situata, por kemi edhe Rezolutën 1244, e cila do të ndihmojë në OKB për t'i vendosur gjërat në vendin e tyre, por duhet kohë”, thotë Shajn.
0 komentet