Shefi i kabinetit të Daçiqit: Vela nervoz pasi shtetet e Azisë qëndrore nuk mbështesin Kosovën
Shefi i kabinetit të kreut të diplomacisë Ivica Daçiq, Nikolla Nedelkoviq, reagoi për kritikat e sotme të Blerim Velës në adresë të vizitës zyrtare të ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë në vendet e Azisë qëndrore, duke thënë se “është i dukshëm nervozizmi dhe kjo është arsyeja”.
Nedelkoviq me rastin e akuzave të Velës se vizitat e Daçiqit në Uzbekistan, Kirgistan dhe Taxhikistan, tentojnë të parandalojnë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare ku në këtë mënyrë minon zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën”, ka thënë për Kosova Onlajn duke thënë se “të jesh shef i kabinetit në aparatin shtetëror të diçkaje që nuk është shtet, sigurisht që shkakton nervozizëm”.
“Arsimi asnjëherë nuk ka qenë ana e fortë për banorët e Prishtinës, ndaj është e kuptueshme që Vela nuk e di që vendet ku Daçiq i viziton, as nuk e njohin Kosovën dhe as nuk kanë votuar ndonjëherë pro saj në organizmat ndërkombëtare”, tha Nedelkoviq.
Ai shton se nuk ka kuptim t'i kthehemi më pas Velës, pasi “me paditurinë e tij po cenon marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave”.
“Qysh prej fillimit të këtij viti, ministrat e punëve të jashtme të Hungarisë dhe Sllovenisë, Piter Sijarto dhe Tanja Fajon, kanë vizituar të njëjtat vende. Shpresoj se ai nuk mendon se vizitat e tyre kanë qenë për të njëjtën arsye për të cilën tashmë ankohet ndaj ministrit Daçiq”, tha Nedeljkoviq.
0 komentet