Daçiq: Kot e falenderoni Pacollin, 2/3 e Afrikës nuk e njohin Kosovën

Ivica Dačić.jpg
Burim: Kosovo Online

Nga 54 vende të Afrikës anëtare të Kombeve të Bashkuara, maksimumi 10 prej tyre e kanë njohur Kosovën e ndërsa Egjipti ka ngrirë njohjen, shkruan Kurir.

Që procesi i njohjeve të pavarësisë së Kosovës ndeshet në bllokadë serioze, kjo konfirmohet edhe nga tentativa e fundit e politikanëve nga Prishtina që po mundohen të mos i japin rëndësi dështimeve diplomatike. Gjykuar prej aksioneve të ish-presidentit të Kosovës, Bexhet Pacolli, Kenia është një nga vendet që Kosova po përpiqet t’a kthejë edhe pse në janar ky shtet afrikan konfirmoi qëndrimin e tij në një letër drejtuar Sërbisë se nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Shefi i diplomacisë sërbe, Ivica Daçiq, thotë për Kurir se Pacolli mund të thotë gjithçka, por faktet e mohojnë atë. 

"Kenia më herët na konfirmoi se respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë dhe do të qëndrojë e palëkundur në pozicionin që ka për të mos njohur shtetin e gënjeshtërt të Kosovës. Kot po e falenderoni Pacollin. Fakti flet se 2/3 e Afrikës, nuk e njohin Kosovën, por qëndrojnë përkrah Sërbisë në luftën e saj për ruajtjen e tërësisë territoriale. Nga 54 vende, anëtare të OKB, maksimumi 10 e njohin Kosovën, ndërsa Egjipti është i vetmi vend që ka ngrirë njohjen" ka thënë Daçiq. 

Më herët Pacolli në Fejsbuk falenderoi mikun e tij personal presidentin kenian Uilljam Ruto dhe lajmin që Kenia vendosi të njohë pasaportat kosovare dhe bashkëpunojë me Kosovën në fushat me interesa të përbashkëta. 

"Sot kam vizituar presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim Uilliam Rute në Najrobi, për t’a falenderuar për miqësinë ndër vite" shkruan Pacolli.

Ky i fundit ka thënë se njohja e pasaportave është hapi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit dhe shenjë e një momenti historik për marrëdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Kenias. 
Në këtë, ai ka publikuar edhe letrën të cilën ja ka nisur Rutos, por nuk përmendet asnjë fjalë në të se Kenia ka ndryshuar qëndrimin e vet për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Kenia vetëm dy muaj më parë, i konfirmoi Sërbisë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Më herët në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbërriti letra si përgjigje ndaj urimit të festës me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kenias e cila thuhet se ky shtet nënvizon se respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë dhe do t’i qëndrojë besnike parimeve të së drejtës ndërkombëtare.