Shluka: Më të varfërit janë goditur prej vendimit për dinarin, SHBA dhe BE kërkojnë zgjidhje që rregullorja të ngelet në fuqi

Aleksandar Šljuka
Burim: Kosovo Online

Aleksandar Shluka nga OJQ "Iniciativa e re shoqërore" ka thënë për Kosovo onlajn se dy muaj pas fillimit të zbatimit të Rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen e dinarit është e qartë se sërbët e kanë pësuar më keq, por thekson se të parët nën shënjestër janë banorët më të varfër të cilët nuk kanë karta bankare apo nuk munden të udhëtojnë për të tërhequr pagesat e buxhetit të Republikës së Sërbisë.

"Ajo urdhëresë godet të gjithë, por më shumë kategoritë më të varfëra, njerëz që marrin asistencë sociale, pensionistët që janë të sëmurë, njerëz që nuk kanë mundësi të tërheqin pagesat përmes bankomatit, pra ata që nuk kanë kartë, ashtu sikurse rreth 4.700 pensionistë që marrin pensionet në dorë. Ata madje as nuk e përdorin dot bankomatin në afërsi të vendkalimeve. Më e vështirë është për ta”, ka thënë Shluka.

Ky i fundit shton se momentalisht nuk ka dinarë në veri të Kosovës.

“Ka qenë në disa komuna veriore dhe tani dinarin nuk e gjen as aty më, apo ka shumë pak, me aq sa dëgjoj. Njerëzit tani janë të detyruar të shkojnë në Sërbinë qëndrore dhe aty shpenzojnë kohë dhe të holla për karburant sepse disave u duhen 100 km të kalojnë vetëm në vajtje për të shkuar në destinacionin. Të prekura janë dhe institucionet e Republikës së Sërbisë të cilat vijojnë të funksionojnë në Kosovë, shkollat, spitalet dhe nuk mund të punojnë siç kanë punuar deri më sot”, theksoi bashkëbiseduesi ynë.

Pyetjes se çfarë pret nga bisedimet e 4 prillit në Bruksel dhe nëse mendon se dialogu mund të vazhdojë, thekson se beson se do të arrihet ndonjë zgjidhje.

“Megjithatë, tashmë kemi hyrë në disa procese të shpërbërjes së institucioneve dhe ndryshimeve në kuadër të institucioneve të BE. Ende nuk janë mbajtur zgjedhjet, por ka pasur njoftim se me shumë gjasa i dërguari special Mirosllav Llajçak do të bëhet ambasador në Zvicër. Ai tashmë shihet si dikush të cilit i skadon mandati, ai nuk është dikush që mund të kontribuojë në disa ndryshime kyçe sepse është në fund të mandatit të tij dhe mendoj se palët do të përfitojnë nga kjo periudhë. Kosova do të zgjasë zgjidhjen e këtij vendimi të dinarit dhe do t’a vonojë sa më shumë formimin e BKS. Pas kësaj hyjmë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, kemi zgjedhjet amerikane në nëntor, me shumë gjasa do të kemi dhe zgjedhje kosovare, gjithashtu dhe me shumë mundësi edhe zgjedhje lokale në veri të Kosovës dhe të gjitha këto, janë procese që do të largojnë vëmendjen nga dialogu. Të gjithë presin që të nisin këto procese për të pasur arsyetim për të zgjatur gjithçka dhe për të mos nisur atë proces rreth normalizimit të marrëdhënieve”, theksoi Shluka.

Sipas mendimit të tij vendimi i Prishtinës për dinarin është veprim mendjemprehtrë i Albin Kurtit të cilën ai e ka ndërmarrë më herët, si në rastin e targave.

“Kështu që ky është vendim unilateral që në parim është në përputhje me rregulloret e tyre, ndonëse mund të diskutohet rreth ligjshmërisë sepse ka qenë e nevojshme të miratohet ligj e jo rregullore. Në parim, SHBA dhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën besojnë se është në rregull që euro të jetë e monedha e vetme, por të gjithë flasin se sa i keq ishte komunikimi dhe se sa është e nevojshme periudha tranzitore. Nga ana tjetër, Gabriel Eskobar përmendi se kjo do të ishte zgjidhja më e lehtë në kontekstin e BKS. Ndaj mendoj se ky është veprim shumë mendjemprehtë i Albin Kurtit. Ai në fakt dëshiron të integrojë institucionet sërbe dhe komunitetin sërb, ndërsa nuk do të implementojë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Sikurse po e shikojmë, këtu po i’a del dhe shikojmë konflikt mes asaj që thonë zyrtarët e SHBA dhe BE, dhe asaj që po ndodh në kuadër të dialogut”, theksoi bashkëbiseduesi ynë.

Thekson se SHBA dhe BE kërkojnë zgjidhje që vendimi i BQK të mbetet në fuqi, por t'u jepet një formë dhe mundësie sërbëve dhe komuniteteve të tjera, që t'i marrin të hollat që u takojnë nga Republika e Sërbisë.

"Aty shikojmë atë problemin praktikisht tek kjo që ajo nuk zgjidhet në kuadër të formimit të BKS. Përse u dakordësuan, nuk jam i sigurt. Një nga konkluzionet që del është se zyrtarët e SHBA dhe BE e kanë bërë këtë, është sepse ndryshimet po shfaqen jo aq shumë në Parlamentin Europian, por ndoshta do të shkohet deri në ndryshim më të madh në Amerikë, ndoshta do të vijë administrata e re që nuk do të ketë aq shumë vëmendje për Kosovën dhe këtu mund të lexojmë edhe këtë hyrje potenciale në Këshillin e Europës. Ata dëshirojnë që sa më shumë të konsolidojnë sovranitetin e Kosovës ndërsa mos ketë ndryshime të mëdha në sferën ndërkombëtare në lidhje me atë që mund të përkthehet dhe ky vendim i dinarit”, konkludoi Shluka.