Shtiplija: BE nuk duhet të nxitohet me vendimet për masa eventuale kufizuese për Sërbinë
Drejtori i Qendrës për politikë moderne dhe redaktori i portalit Ballkani perëndimor europian Nemanja Todoroviq Shtiplija ka thënë se samiti i sotëm për bashkësinë e politikës europiane në Granadë, është mundësi që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të ishin “ballë për ballë” në takimet me liderët e BE dhe shtetet anëtare kanë dëgjuar qëndrimet e tyre konkrete rreth çështjes së zhvillimeve në Kosovë. Sipas vlerësimit të tij, BE nuk duhet të nxitojë me vendosjen e masave kufizuese për Sërbinë për të cilat kanë bërë thirrje disa vende të Unionit dhe rajonit, derisa nuk është konfirmuar se çfarë ndodhi me të vërtetë në Banjskë më 24 shtator.
"Në Granadë do të jetë mundësi unike që presidenti i Sërbisë dhe presidentja e Kosovës të jenë ballë për ballë në takimet me liderët e BE dhe shteteve anëtare. Besoj se përfaqësuesit e shteteve anëtare do t’i përcjellin si presidnetit të Sërbisë dhe presidentes së Kosovës qëndrimin e vet rreth ngjarjeve në Banjskë. Bashkimi Europian nuk do të nxitojë me vendimet e veta sa i përket ndonjë lloj mase kufizuese ndaj Sërbisë derisa nuk provohet se çfarë ndodhi me të vërtetë në Banjskë para 10 ditësh" ka thënë Shtiplija për Kosovo onlajn.
Ky i fundit shton se shtetet e BE mund të marrin masa strikte në kuadër të Këshillit të BE por edhe për këto nevojitet konsensus të shteteve anëtare.
Sipas fjalëve të tij, në rastin e Sërbisë nuk do të shkohet drejt konsensusit të Unionit.
“Supozimi është se kjo nuk do të jetë e mundur në rastin e Sërbisë, sepse sigurisht që kemi një vend të BE që nuk do të mbështesë masa të tilla kufizuese ndaj Beogradit” theksoi Shtiplija.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán tashmë ka thënë se është kundër ndëshkimit të Sërbisë dhe se është për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Nga ana tjetër, vëren Shtiplija, ato masa kufizuese që i’u vendosën Kosovës për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, mund të zbatohen edhe për Sërbinë, të cilat, siç thekson ai, BE pati theksuar në momentin kur i’a vendosi Prishtinës.
“Këto masa kufizuese duhet të nënkuptojnë në radhë të parë se të gjitha marrëdhëniet mes Sërbisë dhe BE janë të orientuara drejt dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se ky duhet të jetë fokusi kryesor i marrëdhënieve në këtë moment” përmbylli ai.
komentet