Staroviq: Për shkak të mbylljes së vendkalimit Jarinje, situata në veri është alarmante

Nemanja Starović
Burim: Prt. Scr.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë se gjendja në veri të Kosovës është alarmante, dhe se për shkak të mbylljes së vendkalimeve administrative, mungojnë gjërat elementare, si barnat dhe pajisjet tjera mjekësore.

Staroviq ka deklaruar në rrjetin social “X” se sundimi i papenguar i Policisë së Kosovës vazhdon.

“Për 10 ditë Veriu i Kosovës është shkëputur plotësisht nga vetë Serbia. Askush nuk guxon të kalojë kufirin administrativ. Mungojnë gjërat elementare, përfshirë mjetet mjekësore – ilaçe, oksigjen, vaksina për foshnjat etj. Sundimi i papenguar i policisë së militarizuar të Kosovës në të gjithë rajonin vazhdon”, thotë Staroviq.