Shtiplija: I dërguari gjerman është mysafir i shpeshtë në Prishtinë për të nisur dialogun që Kurti e ka ngecur
Drejtori i Qendrës për Politikë Bashkëkohore dhe redaktori i portalit European Western Balkans, Nemanja Todoroviq Shtiplija, ka vlerësuar për Kosovo online se vizitat e shpeshta të të dërguarit të posaçëm gjerman për Ballkanin, Manuel Zaracin, në Kosovë kishin për qëllim presionin të njisjes së dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Zaracin ishte i vetmi i dërguar special i emëruar nga anëtarët kryesorë të BE-së për rajonin, i cili erdhi në Kosovë pas Banjskës, dy herë që nga 24 shtatori. I dërguari gjerman erdhi në Prishtinë të nesërmen e ngjarjeve në Banjskë, më 25 shtator dhe më pas disa ditë më vonë, më 1 tetor. Të dyja herë është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili në takimin me diplomatin gjerman ka kërkuar sanksione të ashpra ndaj Serbisë për ngjarjet në Banjskë.
“Përfshirja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në procesin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë Francës dhe Gjermanisë, është një mekanizëm që mund të ndihmojë në nisjen e dialogut, në radhë të parë nga ana e Kosovës”, thotë Shtiplija Todoroviq.
Ai shton se të gjithë ata që ndjekin dialogun e shohin se procesi ka stagnuar që nga ardhja në pushtet e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.
“Që atëherë dialogu ka qenë në krizë dhe Kurti nuk e kupton se zbatimi i marrëveshjes përfshin gjithçka që kanë nënshkruar qeveritë e mëparshme të Kosovës. Kështu që besoj se përfshirja më e madhe dhe vizitat më të shpeshta të përfaqësuesve, në radhë të parë nga Gjermania, e më pas nga Franca, do të çojë në presion më të madh ndaj Beogradit dhe Prishtinës për të zbatuar marrëveshjen”, thotë ai.
Ai thekson se “vërehet se Mirislav Lajçak si ndërmjetës në dialog nuk i ka pasur mekanizmat që mund t’i përdorë për t’i bërë presion Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes”.
komentet