Shtiplija: Ndarja e mjeteve nga Plani i Rritjes do të varet nga zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohërit
Ndarja e fondeve të ndara nga BE-ja përmes Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor do të kushtëzohet nga mekanizma të ndryshëm, ndërsa në rastin e Serbisë dhe Kosovës, nga zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohërit, sipas Nemanja Todoroviq Shtiplija drejtor i Qendrës për Politika Bashkëkohore dhe redaktor i portalit European Western Balkans.
Shtiplija theksoi se Plani i Ritjes do të varet edhe nga gjendja e demokracisë dhe sundimi i ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Pra, me siguri, disa vende të Ballkanit Perëndimor do të mbeten pa fonde për shkak të gjendjes së demokracisë në vend dhe sundimit të ligjit, dhe Serbia e Kosova për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të arritura”, tha Shtiplija për Kosovo online.
Siç thotë ai, pika kontestuese kur është fjala për zbatimin e obligimeve nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër në rastin e Prishtinës ka të bëjë me formimin e AKS, ndërsa në rastin e Serbisë është neni 4, pra kundërshtimi i Beogradit për anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare aty ku është e mundur.
Ai shton se në rastin e Serbisë, gjendja e demokracisë dhe sundimi i ligjit do të jenë ende vendimtare për ndarjen e mjeteve në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi në pritje të raportit të Komisionit Evropian për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate dhe kandidate potenciale dhe besoj se nga ai raport do të shihet nëse Serbia, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor , meritojnë fonde nga Plani i Rritjes”, përfundon ai.
komentet