Shutanovac: Kurti s’do të pranojë formimin e Bashkësisë në takimin e 27 shkurtit

Dragan Šutanovac
Burim: Savet za strateške politike

Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac ka vlerësuar se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta pranojë formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në mbledhjen e paralajmëruar më 27 shkurt në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti serb Alleksandar Vuçiq, transmeton Danas.

Në emisionin “Përshtypja e javës” në TV Nova S, Shutanovac ka theksuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari amerikan i Shtetit, Enthoni Blinken, nuk është takuar me Kurtin, por me Vuçiqin.

“Kurti ëndërronte të ishte presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, dhe tani ka vendosur të bëhet (revolucionar) si Çe Gevara dhe të vuajë në duart e Perëndimit”, tha Shutanovac.

Shutanovac është i bindur se Bashkësia e Komunave Serbe do të formohet pa Kurtin dhe ka shtuar se në Kosovë ka politikanë dhe intelektualë që nuk e duan konfliktin “siç e dëshiron Kurti”.

Shutanovac ka vlerësuar se nuk ka mundësi të arrihet marrëveshje me Kurtin, jo sepse Serbia nuk do, por sepse ai nuk do.

“Ai vendosi të jetë Kurti “i shenjt” dhe të vdesë për idenë për të cilën po bëhet gjithnjë e më e mundur që ai të ketë komunikim me Rusinë”, theksoi Shutanovac.